Qyteti Dandenong ndodhet 32 kilometra në juglindje të Melburnit me siperfaqje prej 130 km2 dhe 166.094 banorë. Karakteristika e këtij qyteti është se këtu banojnë 157 nacionalitete, fliten 200 gjuhe të ndryshme dhe 100 besime fetare qe njëherazi e bën qytetin me multikulturor ne Australi.
Pjese e këtij qyteti janë dhe Shqiptaret, por si është historia e vendosjes së tyre në Dandenong?
Emigrimi i Shqiptarëve të parë ka filluar herët në vitet e 60-, ku emri i Jakup Rustemi është regjistruar në vitin 1963 dhe vetëm disa muaj me vonë mbërrijnë dhe vëllezërit Tahir dhe Vefki Rasimi qe te gjithë këta me prejardhje nga fshati Keshave rethi i Manastirit (qyteti i Alfabetit). Dhe ja sot pas 57 viteve në qytetin Dandenong jetojnë afro 4000 shqiptarë, shumica të përqendruar në lagjen Dandenong South dhe ka nga të gjitha viset Shqiptare por duhet theksuar se pjesën dërrmuese e përbëjnë shqiptarët nga rrethi i Manastirit (Keshava).
Mendohet të kenë zgjedhur këtë qytet shqiptarët për shkak të një industrie te dendur dhe fermave te shumta që janë shtrirë në periferinë e këtij qyteti, sepse të vetmin zanat që patën nga fshati ishte bujqësia, dhe sot mbi 40 nga këto ferma të luleve dhe zarzavateve janë nën pronësi të shqiptarëve, por jo vetëm, sot shqiptarët posedojnë edhe mbi 100 biznese te ndryshme në këtë qytet.
Me iniciativën e disa bashkatdhetarëve Qamil Rexhepi, Shaban Musa, Hamz Veseli, Amet Coca dhe të tjerë, në vitin 1984 u themelua Klubi i Futbollit “Prishtina”, që mori këtë emër në përkrahje të demonstratave në Prishtine të organizuara për liri dhe Pavarsi te Kosoves.
Një ndër emrat e futbollisteve me te njohur qe kane luajtur ne kete klub është edhe emri i ish mesfushorit te KF Prishtina nga Kosova Fadil Muriqi i cili ishte pjese e gjeneratës se arte te viteve 80-ta te cilët dominuan ligen e futbollit në ish Jugosllavi.
Në vitin 2012 KF Prishtina i njohur edhe si Dandenong Thunder pretendoi trefishin e famshëm ku morën titullin Kampion te shtetit Viktoria VPL (Victorian Premier League).
Ne shenje falënderimi për punën e jashtëzakonshme sot ky stadium me krenari mban emrin e humanistit te cmuar dhe nje nder themeluesit Qamil Rexhepi ndersa cdo vit ne Janar mbahet dhe Kupa e Qamil Rexhepit.
Një vit me vonë, në vitin 1985 u ndërtua dhe xhamia shqiptare ne lagjen Dandenong South.
Sot qyteti Dandenong është i drejtuar nga Kryebashkiaku shqiptar Jim Memeti i cili është zgjedhur për herë të katërt në këtë detyrë. Edhe pse ai ka qenë 2-vjec kur familja e tij ka emigruar ne Australi Jimi mbetet tepër i lidhur me vendlindjen dhe rrënjët e tij ku gjatë mandatit si kryebashkiak arriti qe një rruge e qytetit te emërohet “Keshava Grove” ndersa me 30 Gusht 2020 mundesoi hapjen e Parku Publikk me emrin Keshava Reserve.
Sot në Dandenong është shumë më lehte të flitet dhe te ruhet gjuha shqipe se sa 40 vite te kaluara thotë Jim Memeti, ku në atë kohë mungonin familje të plota dhe shqiptarët ishin nje pakice, ndërsa sot rrugë te tëra janë te banuara nga shqiptarë në Dandenong South dhe ka shumë shtëpi ku jetojnë 4 gjenerata se bashku qe kontribuojnë ne ruajtjen e gjuhës dhe traditave kombëtare.
Shqiptaret e Dandenongut po ashtu janë te perfaqesuar ne radion e komuniteteve Radio KC FM97.7 mhz me 2 ore program ne jave i udhëhequr nga z.Drtiton Maliku.
Shqiptaret e Dandenongut jo vetëm qe janë te bashkuar por janë edhe tepër bujar, këtë e dëshmuan dhe gjatë luftes se Kosovës ku nje sasi e madhe e te hollave u dhuruan nga Shqiptaret e Dandenongut, ndersa mbrenda disa diteve Komuniteti Shqiptar Australian Dandenong – Keshava dergoj $180.000 per viktimat e tërmetit te 26 Nentorit 2019 ne Shqiperi.
Donacione dhe ndihma te shumta janë mbledhur nga shqiptaret e Dandenongut gjatë viteve te kaluara por është për tu theksuar bujaria e z. Idris Zekiri i cili ne fillim te këtij vitit duke pare një dokumentar ne YouTube rreth nje familje te varfër ne Shqiperi, ai brenda javës fluturoi në Tirane dhe i dhuroi kësaj familje një shtëpi ne qytetin e Pogradecit, si dhe ndërtimin e xhamisë ne fshatin “Mexhitli” komuna e Manastirit ku u sponsorizua pothuajse ne terësi nga z Qerim Sulejamni dhe dy djemtë e tij Kasem dhe Bujar ku kostoja ishte diku $450.000 dollare. Supozohet qe kjo famile te jete nje nder familjet me te pasura Shqiptare ne Australi.
Vitin e kaluar me iniciativën e disa bashkatdhetarëve nga Dandenong per here te pare ne fshatin Keshave u organizuan “Takimet e Keshaves” te cilat do te jene tradicionale dhe kanë per qellim te tubojnë te gjithë mërgimtaret ne vatrën e tyre gjatë pushimeve verore.
Nga Nizami Rexhepi -Australi
“Gazeta Diaspora Shqiptare”