Hovenier: Gjenerali Clark, simbol i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën

Prishtinë, 14 nëntor 2024 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar të enjten në Prishtinë me gjeneralin amerikan në pension Wesley Clark.

Në njoftimin e publokuar në platformën “X”, ambasadori Hovenier e ka quajtur gjeneralin Clark simbol të mbështetjes së SHBA-së për popullin e Kosovës.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me gjeneralin e pensionuar Ëesley Clark, i cili ka bërë shumë për të thelluar lidhjet e forta ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, dhe vazhdon të jetë përkrahës dhe simbol i mbështetjes së SHBA-së për popullin e Kosovës”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

 

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1857092086165565790?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1857092086165565790%7Ctwgr%5E323321cce65187f45bb5e92eec654684d09c928f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2Fhovenier-clarku-simbol-i-mbeshtetjes-se-shba-se-per-kosoven

Gjenerali Clark është pritur të enjten edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka shprehur vlerësimet më të larta për kontributin e tij për lirinë e Kosovës.

Gjenerali Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë, e kishte udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër kapaciteteve ushtarake e policore të Serbisë, në vitin 1999, me qëllim mbrojtjen e popullsisë shqiptare nga gjenocidi i regjimit të Serbisë. Ndërhyrja e NATO-s çoi në çlirimin e Kosovës.

Gjenerali Clark është njër ndër figurat më të respektuara në Kosovë.

(r.m.)