Hovenier: SHBA kërkon shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së

Prishtinë, 5 shkurt 2024 – Ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë) janë takuar të hënën me Kryeminiastrin e Kosovës, Albin Kurti, për t’i kërkuar pezullimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e ndalon përdorimin e dinarit serb në operacionet me para të gatshme në Kosovë.

Pas takimit me Kurtin, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA kërkon pezullimin e përkohshëm të zbatimit të kësaj rregullorje dhe ka shfaqur shpresën se Qeveria e Kosovës do ta marrë në konsiderim këtë sugjerim

“Unë po e lë Qeverinë të rikonsederojë se si do të implementojë këtë Rregullore. Unë mund të them që kërkesë e SHBA-së është që kjo të shtyhet. Ka shumë punë për t’u bërë deri në implementimin e saj. Qeveria ka folur për një periudhë transicioni dhe ne shpresojmë që ky transicion t’i marrë parasysh shqetësimet për këtë çështje”, ka thënnë ai.

Amnbasadori Hovenier ka thënë se SHBA-ja e respekton punën e Bankës Qendrore të Kosovës në rregullimin e sektorit financiar dhe i mbështet nismat për parandalimin e krimeve financiare dhe të shpëlarjes e parave, por kërkon shtyrjen e zbatimit të rregullores, sepse ajo ka ndikim direkt në kualitetin e jetës së komunitetit serb në Kosovë.

I pyetur nëse Qeveria amerikane mund të ndërmarrë masa kundër Kosovës, nëse nuk e respekton këtë kërkesëe, Hovenier ka shfaqur shpresën se kjo nuk do të ndodhë.

“Ne besojmë që Qeveria do të jetë partner i joni në këtë çështje. Nëse ajo vendos ndryshe atëherë kjo do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”, ka thënë ai.

Ambasadori Hovenier ka thënë se ambasadorët e të gjitha vendeve të QUINT-it kanë shprehur shqetësimet për mënyrën e zbatimit tëe rregullores së BQK-së dhe për efektet e mundshme negative të saj.

(r.m.)