Hoxha: Shqipëria e pret me shumë interes formimin e institucioneve të reja në Kosovë

Tiranë, 9 qershor 2026 – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, i ka përgëzuar institucionet shtetërore dhe qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e lira e demokratike në Kosovë.

Ai i ka përgëzuar edhe subjektet politike politike që kanë marrë pjesë në garën zgjedhore, pa e veçuar asnjërën prej tyre,

Hoxha, në një postim në X, ka thënë se Shqipëria e pret me shumë interes formimin e institucioneve të reja të Kosovës, për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe për avancimin në rrugëtimin drejt “të ardhmes sonë të përbashkët evropiane dhe euroatlantike”.

“Urime Republikës së Kosovës, qytetarëve të saj, institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor, si dhe të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse, për pjekurinë demokratike dhe përgjegjshmërinë e treguar gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.

Ne presim me shumë interes formimin e institucioneve të reja që burojnë nga vullneti i zgjedhësve, për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të gjithanshme në të mirë të interesave tona reciproke dhe të përbashkëta, si dhe për avancimin në rrugëtimin drejt së ardhmes sonë të përbashkët evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hoxha në X.

(r.m.)

 

Comment

*