I jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit Bashkim Fino

Tiranë, 29 mars 2021 – Ish kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino, është përcjellë sot pasdite për në banesën e fundit.

Familjarë, të afërm, miq e kolegë, politikanë të majtë e të djathtë, bënë homazhe para arkivolit të FInos, të mbuluar me kurora lulesh, në Pallatin e Kongreseve, e pasatj ia dhanë sot lamtumirën e fundit.

Fino u nda nga jeta gjatë natës së kaluar, pas betejës një mujore me koronavirusin.

Bashkim Fino do të mbahet mend si kryeministër të Qeverisë së Përlohshme të Shqipërisë të vitit 1997, e cila e udhëhoqi vendin në periudhën më të vështirë.

Ikja e tij e parakohshme shkakoi dhimbje jo vetëm për familjen e të afërmit, por edhe për politikanë të të dy krahëve politikë

Mesazhe të ndjera ngushëllimi bënë drejtuesit e institucioneve më të larta shtetërore dhe drejtues të subjekteve politike në pozitë dhe në opozitë, ndërsa kryeministri Edi Rama e shpalli ditën er sotme ditë zie kombëtare në Shqipëri.

Në shenjë nderimi, partitë politike anuluan sot fushatën për zgjedhjet parlamengtare të 25 prillit.

Bashkim Fino ndërroi jetë sot, herët në mëngjes, në moshën 58-vjeçare, pas betejës disa javëshe me koronavirusin.

Kush ishte Bashkim Fino?

Bashkim Fino ka lindur në Gjirokastër, në 12 tetor 1962. Pas arsimit të mesëm, kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega e Financave.

Në zgjedhjet e para pluraliste për pushtetin vendor në Shqipëri, në vitin 1996, Fino u zgjodh kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1997.

Z. Fino ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste prej vitit 1997.

Ai e ka arritur kulmin e karrierës së tij në vitin 1997, kur u zgjodh Kryeministër i vendit në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, pozitë kjo që e mbajti nga muaji mars deri në në muajin korrik.

Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga viti 1997 deri në VITIN 1998 e ushtroi njëkohësisht detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal dhe të Zëvendës-kryeministrit. Në periudhën 1999 – 2001 ishte ministër i Pushtetit Lokal, në periudhën 2001-2002 ishte ministër i Punëve Publike dhe Turizmit, kurse në qeverinë e zgjedhur në vitin 2004 ishte ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Bashkim Fino ka qenë deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë, prej vitit 1997 e deri në momentet e fundit të tiij.

Ai ishte kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 prill. Ai ishte i katërti në listën e kësaj partie në Fier.

(r.m.)