Prishtinë, 22 korrik 2026 – Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” u ka kërkuar zyrtarisht banorëve të zonës kadastrale në afërsi të Liqenit të Ujmanit që të dorëzojnë dokumentacionin që dëshmon pronësinë mbi tokat dhe objektet e tyre.
Kërkesa u drejtohet të gjithë banorëve që posedojnë pasuri të paluajtshme në territorin ku e mbuluar nga projektet e ndërmarrjes.
“Ndërmarrja Ibër-Lepenc u kërkon të gjithë baniorëve të zones të dorëzojnë dokumentacionin që dëshmon pronësinë ndaj pronave të paluajtshme (tokës, ndërtesave, etj) të cilat gjenden në territorin që përfshin projektet e ndërmarrjes”, thuhet në shkresën e “Ibër- Lepencit”.
Në shkresë thuhet se banorët duhet të dorëzojnë: dëshminë e pronësisë, kontrantën e shit-blerjes apo çfarëdo dokumenti tjetër juridik që e dëshmon pronësinë e pronës.
Dokumentacioni mund të dorëzohet fizikisht në zyrat e Ndërmarrjes “Ibër-Lepenci” pranë digës së Ujmanit ose përmes postës elektronike, brenda shtatë ditësh,.
Ndërmarrja paralajmëron se mosrespektimi i afatit shtatë-ditor për dorëzimin e dëshmive mund të vështirësojë procesin e verifikimit të pronësisë së pronaver dhe të ndikojë në të drejtat e pronarëve legjitimë.

Të martën, me kërkesë të Ndërmarrjes “Ibër-Lepenci” për lirimin dhe kthimin në shfrytëzim dhe menaxhim të pronave publike ndërmarrjes, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), me asistimin e policisë, nisi rrënimin e 11 objekteve në zonën e Liqenit të Ujmanit, të ndërtuara pa leje në pronën e ndërmarrjes.
Aksioni ka nxitur reagime ndërkombëtare. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë shprehu keqardhje për rrënimin e shtëpive, duke theksuar se rrënimi u krye pavarësisht se pronarët e kishin dërguar çështjen në gjykatë.
Ambasadat e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar bënë thirrje për ndërprerjen e veprimeve të mëtejshme dhe për zgjidhjen e çështjes përmes dialogut me komunitetin e prekur nga vendimi i Ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”.
(r.m.)