IBMA – shoqata e heronjve shqiptarë, që mbajnë në këmbë ndërtesat kryesore në New York e përtej

Intervistë me Vendim Lushaj, një prej nismëtarëve të themelimit të Shoqatës Iliriane të Menaxherëve të Ndërtesave (IBMA)

Nga Ruben Avxhiu

Më tregonte një herë një shqiptar nga Mali i Zi që punonte menaxher i një pallati miliardierësh në Manhattan:
“Një banor i pallatit kishte një problem dhe i telefonova. Më tha: Deri tani nuk ia kam ngritur telefonin dy kryeministrave dhe një presidenti banke, por ty nuk guxoj të të mos përgjigjem. Të lutem na ndihmo se kemi një rrjedhje në apartament”.

Hierarkia e pushtetit varet gjithmonë nga situata. Kryeministrat mund të marrin vendime të mëdha, një gjeneral mund të lëvizë trupat, e një bankier mund të transferojë miliona, por nganjëherë nevoja më urgjente e momentit mund të të zgjidhet vetëm nga një menaxher ndërtese që ta sjell sa më shpejt ustain e duhur në shtëpi.

Manhattan ka një nga grumbullimet më të dendura për kilometër-katror të miliardierëve dhe njerëzve të fuqishëm në mbarë botën. Në përgjithësi, zona e trishtetëshit (New York, New jersey dhe Connecticut) është një nga forcat ekonomike më të mëdha të botës. Sektori i pronave të patundshme në New York është një nga faktorët që mund të ngrënë ose përmbysin tregjet financiare ndërkombëtare.

Që jeta në këto ndërtesa banimi dhe zyrash biznesi e tregëtie të zhvillohet normalisht, një ushtri e tërë prej dhjetëra mijëra vetësh punojnë natë e ditë, që nga portierë, pënëtorë krahu, pastrues, superintendentë, menaxherë pallatesh e rezidentë.

Një pjesë e madhe e tyre janë shqiptarë, të lindur në mbarë trojet tona kombëtare, ose fëmijë apo nipër emigrantësh shqiptarë. Numri i saktë nuk dihet por mendohet se është më shumë se dhjetë mijë punëtorë, të cilët prej dekadash mbajnë në këmbë Manhattan-in, New York-un, e rrethina. Me punën e tyre ata mbajnë familjet e tyre, sigurojnë mirëqënien për prindër e të afërm, shkollimin e fëmijëve. Ata janë shtylla kurrizore e një pjese të rëndësishme të komunitetit shqiptaro-amerikan, kontribues të organizatave të ndryshme, të lobimit për Kosovën dhe atdheun, njerëz të fortë me karakter e përgjegjësi të madhe.

Puna nuk kufizohet vetëm te ata. Në punën e tyre për të mirëmajtur ndërtesat shumëkatëshe, përfshi disa nga qiellgërvishësit më të famshëm të botës, ata bashkëpunojnë me biznese e specialitete të tjera ku gjithashtu militojnë shqiptarët, si ndërtues, hidraulikë, ustallarë, bojaxhinj, e shumë profesione të tjera.

Të punësuarit në sektorin e mirëmbajtjes kanë qenë historikisht të organizuar në shoqata e sindikata për shumë arsye. Për herë të parë së fundi, ata me origjinë shqiptare kanë formuar një organizatë që do kujdeset për zhvillimin e tyre profesional, për zgjerimin e njohjeve dhe mundësive, për të ndihmuar njëri-tjetrin në raste fatkeqësish etj. Shqiptarët i kanë bërë gjithmonë të gjitha këto, duke iu gjendur pranë njëri-tjetrit por për herë të parë ky bashkëpunim po vendoset edhe në mënyrë formale e zyrtare, me anë të Shoqatës Iliriane të Menaxherëve të Ndërtesave. (The Illyrian Building Managers Association).

Për të mësuar pak më shumë për këtë Shoqatë pata kënaqësinë të intervistoj një nga nismëtarët e themelimit të IBMA-së, Vendim (Vinnie) Lushaj, që flet e shkruan shqip më mirë se disa kolegë të mi të gazetarisë e të cilin e falenderoj për kohën dhe gatishmërinë për të na prezantuar vizionin dhe punën e kësaj shoqate.

Vendim Lushaj, Zv-President (majtas) dhe Kolë Palushaj, Presidenti aktual i organizatës IBMA (Illyrian Building Managers Association)

Më bëri shumë përshtypje të mirë informacioni që lexova për Shoqatën Iliriane të Menaxherëve të Ndërtesave (The Illyrian Building Managers Association), si nga organizimi ashtu edhe nga përshkrimi i punës dhe synimeve.

Si u krijua kjo organizatë? Nga erdhi si ide dhe si u realizua?

A mund të më tregoni diçka edhe për veten? Për origjinën e familjes, ku e keni vendlindjen dhe cili ka qenë udhëtimi i jetës suaj?

Quhem Vendim Lushaj, lindur dhe rritu në Malësinë e Gjakovës, Tropoja kreshnike, nga dy prindër hyjnorë, mes katër vëllezërve të mrekullueshëm dhe motrës/princeshës tonë të dashur. Kam 23 vite që banoj në New York/New Jersey. I martuar me bashkëshorten time Albana Shijaku, e cila vjen nga një familje e mrekullueshme Tironse (siç i thonë nga “katuni i grus” haha). Zoti na ka bekuar me dy fëmijë të mrekullueshëm Deana dhe Daniel Lushaj.

T’i keni me jetë. Suksese në jetën personale e profesionale. Suksese shoqatës dhe mbarë shqiptarëve që me punën e tyre e bëjnë jetën më të mirë për të gjithë New York-un me rrethe.