IDF: “I gjithë Izraeli është nën zjarrin e raketave iraniane”

Tel Aviv, 13 qershor 2025 – Konflikti mes Iranit dhe Izraelit ka hyrë në një fazë alarmante. Sipas raportimeve të agjencisë shtetërore iraniane, IRNA, Irani ka nisur zyrtarisht sulmin hakmarrës ndaj Izraelit, të premten në mbrëmje.

“I gjithë Izraeli është nën zjarrin e raketave iraniane”, njoftoi Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) përmes një deklarate në rrjetin X.

Sipas korrespondentëve të CNN në terren, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Tel Aviv dhe në Jerusalem, ndërsa sirenat paralajmëruese të sulmeve ajrore janë dëgjuar në pjesën më të madhe të vendit.

Ushtria izraelite ka identifikuar raketa të lëshuara nga territori iranian në drejtim të Izraelit, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore janë vënë në funksion për t’i ndërprerë dhe neutralizuar sulmet.

“Sistemet e mbrojtjes janë në funksion dhe po përpiqen të kapin raketat hyrëse,” thuhet në deklaratën zyrtare të IDF.

Autoritetet izraelite i kanë bërë thirrje publikut që të gjejnë strehim në hapësirat e mbrojtura, ndërsa situata vazhdon të përshkallëzohet me shpejtësi.

(r.m.)

Comment

*