Prishtinë, 4 nëntor 2025 – Propozimi i Glauk Konjufcës për kryeministër të Kosovës ka hasur në reagime të ndryshme në Kosovë.
Të ndryshme kanë qenë edhe interpretimet e dispozitave kushtetuese lidhur me çështjen e mandatimit të Konjufcës nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se mandatimi i kandidfatit të dytë për kryeministër është në diskrecionin e Presidentes, por ka theksuar se ky diskrecion I presidentes nuk është ipakufizuar”. Ai ka thënë se presidentja duhet të bindet më parë se mandatari që do ta dekretojë do t’i ketë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë në Kuvend.
“Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese K0103/14, presidentja duhet të vlerësojë se cila është gjasa më e madhe që një parti politike ose koalicion të propozojë kandidatin për kryeministër, i cili do të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë së re. Thënë më ndryshe, presidentja duhet të bindet se mandatari që cakton do të ketë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë”, ka shkruar ai në Facebook.
“Nëse në asnjë rrethanë presidentja nuk bindet se asnjë kandidat nuk ka numrin e mjaftueshëm të votave në Kuvend për formimin e Qeverisë, ajo duhet të shpallë zgjedhjet brenda 40 ditëve”, ka theksuar ai.
Shala ka paralajmëruar se presidentja Osmani do ta shkelte kushtetutën nëse do ta mandatonte një kandidat për kryeministër duke i kaluar këta hapa.
Më 31 tetor Presidentja Osmani u takua me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar për çështjen e mandatarit dhe të zgjedhjeve. Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thane se nuk mund ta sigurojnë shumicën në Kuvend, prandaj preferojnë zgjedhje të parakohshme.
Ndërkaq, Kurti kërkoi edhe pesë ditë shtesë për të shqyrtuar mundësinë e propozimit të një kandidati tjetër për kryeministër para 5 nëntorit.
Presidentja Osmani e pranoi kërkesën e Kurtit, duke theksuar se Kushtetuta e obligon t;I shterojë të gjitha mundësitë për shmangien e zgjedhjeve.
Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e qeverisë më së pari i dorëzohet partisë që ka dalë e para në zgjedhje. Por, në rast se ai nuk e merr mbështetjen e së paku 61 deputetëve të kuvendit, dekretimi i mandatarit të dytë është në diskrecionin e presidentes.
(r.m.)