Ilir Beqaj paraqitet në SPAK për aferën e sterilizimit

Tiranë, 1 dhjetor 2023 – Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur për të dytën herë në SPAK pasi GJKKO i caktoi masën “detyrim paraqitje” në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre. Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Prokuroria e Posaçme caktoi ndaj Beqajt masën e shtrëngimit të paraqitjes në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit si person nën hetim për shpërdorim detyre në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Masat e sigurisë u miratuan nga GJKKO më 16 nëntor.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Deri tani nga hetimi i SPAK Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

(abcnews.al)