Imami Mazllam Mazllami e fyen e përdhos simbolin kombëtar shqiptar

Prishtinë, 16 prill 2023 – Imami Mazllam Mazllami nga Prizreni, i cili sapo është pensionuar, ka nxitur reagime të mëdha në publik për shkak të përdhosjes së flamurit kombëtar të shqiptarëve.

Në një video të shpërndarë në Tik-Tok, Mazllami shihet duke e treguar flamurin kombëtar dhe duke folur me përçmim për këtë simbol të kombit shqiptar. 

Mazllami e quan flamurin “leckë”, ndërsa shqiponjën dykrenare e quan “sorrë”. Ai thotë se 80 për qind e shqiptarëve janë muslimanë, prandaj “nuk adhurojnë shqiponja, nuk  adhurojnë zogj”.

“Kjo është arnë, leckë, bezë. Edhe mos me qitë hiq për 28 nëntor s’bohet kurgjo, as kiameti. Populli jonë janë 80% myslimanë, e njohim më paganizmi çfarë është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj! Edhe pse është himni kombëtar, ‘të bashkuar rreth flamurit’ edhe me u bashku me këtë flamur në xhenet a hijmë?”, thotë ai.

Mazllami flet edhe për dëshmorët erënë për lirinë e Kosovës. Ai thotë se lutet që ata të jenë “dëshmorë të Allahut”.

“E lus Allahun që këta që kanë ra dëshmorë, ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkruajmë dëshmorë e u vëmë pllakata, pas pesëdhjetë vjetësh krejt ua thyejmë ato”, shprehet ai.

Imami Mazllam Mazllami u bë i njohur për publikun javën e kaluar, pasi u publikua video duke pranuar dhuratë një veturë luksoze “Mercedes Benz”. Sipas tij, këtë dhuratë të kushtueshme ia bënë besimtarët që luten në xhaminë ku ai ishte imam, deri në pension.

Në ceremoninë e dorëzimit të veturës ishte i pranishëm edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosivës, Naim Tërnava.

(r.m.)