In Memoriam Skënder Luarasi 

Rafaela Prifti 

 Në përkujtim të ditës së ndarjes nga jeta të studiuesit, biografit, përkthyesit, kritikut të pashoq Skënder Luarasi (19 Janar 1900 – 27 Prill 1982) https://en.wikipedia.org/wiki/Sk%C3%ABnder_Luarasi po sjell letrën, të cilën albanologu Peter Prifti nga Kalifornia ia drejtonte profesorit në Tiranë. Ai i shkruan me mirënjohje se fjalimin e ngritësit të flamurit në Vlorë e kishte gjetur në monografinë e tij “Jeta dhe Vepra e Ismail Qemalit” botuar në 1962.

Peter Prifti i shkruan se e përktheu në anglisht atë fjalim dhe se shpreson se është “i denjë. Sidoqoftë, tash fëmijët e shqiptarëve këtu në Amerikë do të kenë rastin të njihen më mirë me fjalimin historik të Ismailit, dhe të çmojnë më tepër rëndësinë e asaj dite,” vazhdon ai. Në mbyllje i shpreh falenderim, nënshkruan firmën me dorë dhe në PS i jep të fala për vëllanë e tij, Naum.

Përkthimi i Peter Priftit është botuar në shtypin shqiptar në Amerikë si edhe gazetën “Dielli” në qershor 1981, me disa ribotime më pas. 

 

 

One Response to “In Memoriam Skënder Luarasi ”

Read below or add a comment...

  1. Valbona Lavdari says:

    Wow ky eshte nje fakt historik aq interesant aq dhe i rendesishem qe Peter Prifti e ka perkthyher ne Anglisht djalin e Ismail Qemalit, duke shprehur Gezim qe femijet Shqiptare ne Amerike do ken mundesi ta lexojne.

Comment

*