Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami pritet nga kryediplomatja Anu Prattipati në Ambasadën Amerikane në Kosovë – merr pjesë edhe drejtori i Stone International-Kosovë, Njazi Ramadani

Botuesi i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria” dhe pronari i kompanisë “Grupi Barami Construction” në New York, Vehbi Bajrami u takua sot me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Në takim, mori pjesë edhe drejtori i kompanisë “Stone International” në Kosovë, Njazi Ramadani.
Takimi u përqendrua në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe në veçanti në mundësitë për investime të komunitetit shqiptaro-amerikan në fushat e minierave dhe mineraleve si dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë së Kosovës.
Vizitorët e njoftuan diplomaten amerikane për projektin e investimit të konzorcioumit kosovaro-amerikan ‘SGI – Stone” në Kosovë. (Illyria)