Irani do të udhëhiqet nga Këshilli i Përkohshëm derisa të zgjidhet pasuesi I Khameneit

Teheran, 1 mars 2026 – Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, në një intervistë për rrjetin Al Jazeera ka deklaruar se udhëheqës i ri suprem i Iranit, pas vdekjes së Ali Khameneit, mund të zgjidhet “brenda një ose dy ditësh”.

Deri atëherë Irani do të udhëhiqet nga një Këshill i Përkohshëm.

Alireza Arafi, figurë e rëndësishme në udhëheqësinë klerike të Iranit, është emëruar si drejtues i këshillit të Përkohshëm si zëvendësues i Khameneit. Anëtarë të Këshillitt ë Përkohshëm janë emëruar edhe dy figura të tjera të larta shtetërore: Presidenti Masud Pezeshkian dhe kreu i sistemit gjyqësor, Gholamhossein Mohseni-Ejei.

Ky këshill treanëtarësh do ta udhëheqë Iranin deri në zgjedhjen e liderit të ri suprem.

Ministria e Jashtme e Iranit ka thënë se Irani do ta vazjdojë rrugën e liderit suprem, Ali Khameneit.

Ministri Araghchi i ka dënuar ashpër sulme ndaj Iranit, të cilat janë kryer në kohën që mes Teheranit dhe Uashingtonit ishin duke u zhvilluar bisedime për programin bërthamor të Iranit. Ai ka theksuar se sulmet e Iranit nga objektivave amerikane e izraelite janë “akt vetëmbrojtjeje” dhe “hakmarrje ndaj agresionit amerikan” ndaj Iranit.

(r.m.)

Comment

*