Irani e konfirmon lajmin për vrasjen e shefit të sigurisë, Ali Larijani

Teheran, 17 mars 2026 – Media shtetërore iraniane ka raportuar se është vrarë shefi i sigurisë së vendit, Ali Larijani, raportuan mediet botërore.

Më herët Izraeli raportoi se Larijani është vrarë në një sulm gjatë natës së kaluar. Por, Irani fillimisht e kontestoi këtë raportim, duke publikuar në rrjetet sociale një shënim të shkruar me dorë që i atribuohej Larijanit.

Konfirmimi i i vrasjes së Larijanit erdhi pas konfirmimit të vrasjes së komandantit të Basij-it, Gholamreza Soleimani.

Ali Larijani, 67-vjeç, ishte një nga figurat më të fuqishme të Iranit dhe njeri i besueshëm i udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Ai ishte sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, organit kyç të politikëbërjes, udhëheqës de facto i Republikës Islamike, pas vrasjes së Khameneit.

Larijani, ndonëse nuk ishte klerik, ishte një figurë unifikuese që ka arritur të bashkojë fraksione politike dhe të mbajë lidhje të forta me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC.

Ekspertët mendojnë se vdekja e tij mund t’i ndërlikojë më shumë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës aktuale.

Gjatë karrierës së tij politike që zgjati me dekada, Larijani, mes tjerash, ka qenë negociator i Iranit për çështje bërthamore dhe kryetar i parlamentit iranian. Ai ka ndihmuar miratimin në Parlament të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.

Pas luftës 12-ditore të Iranit me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, në qershor të vitit 2025, atij iu besuan përgjegjësi më të mëdha në fushën e sigurisë kombëtare.

Larijani ishte si një urë lidhëse midis klerikëve dhe gjeneralëve në Iran, por edhe midis Teheranit dhe kryeqyteteve perëndimore.

(r.m.)