Teheran, 1 mars 2026 – Mediat iraniane konfirmuan lajmin për vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ajatollahut Ali Khamanei.
Agjencia shtetërore e lajmeve Fars raportoi se Khamenei është vrarë në rezidencën e tij në Teheran. Sipas Fars, ai është vrarë të shtunën në mëngjes, në sulmin e parë të SHBA-së dhe Izraelity, “në zyrën e tij në shtëpinë e udhëheqësit,” derisa po i “kryente detyrat e tij.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video e konfgitrmimit të lajmit nga televizio ni shtetëror iranian. Moderatori i lajmeve, gjatë leximit të lajmit, qan me dënesë për vrasjen e Khameneit, duke e laftësuar figurën dhe udhëheqjen e tij.
Moderatori e cilësoi Khamenein si “mbrojtës të vlerave të islamit e të Republikës Islamike” rë Iranit, si “simbol të udhëheqjes islame stabile” dhe si “viktimë të kundërshtarëve të islamit”.
Mediet iraniane raportuan se gjatë sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit janë vrarë edhe disa figura të larta të mbrojtjes dhe sigurisë në Iran.
Media shtetërore iraniane Tasnim raportoi se midis të vrarëve janë edhe ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, dhe shefi i shtabit të forcave të armatosura, Abdolrahim Mousavi. Sipas Tasnim, ata janë vrarë në sulmet amerikane dhe izraelite të shtunën.
Më herët kjo agjenci raportoi se gjatë sulmeve të kryera të shtunën, janë vrarë edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë të mbrijtjes: komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), Gjenerali Mohammad Pakpour, dhe sekretari i Këshilltarit të Mbrojtjes së Iranit, Ali Shamkhani.
(r.m.)