Irani kundërpërgjigjet me raketa ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit

Teheran / Tel Aviv, 28 shkurt 2026 – Irani ka nisur të kundërpërgjigjet ndaj sulmit të SHBA-ve dhe Izraelit.

Garda Revolucionare e Iranit ka thënë se ka nisur “valën e parë” të dronëve dhe raketave me cak Izraelin, duke paralajmëruar vazhdimin e sulmeve. Mediat iraniane kanë raportuar për  lëshimin e “dhjetëra” raketave drejt Izraelit.

Raportohet se Irani i ka goditur edhe bazat amerikane në rajon (Bahrejn, Katar, Kuvajt) dhe objektiva të tjera.

Zyrtarë iranianë kanë thënë se të gjitha interesat amerikane dhe izraelite në Lindjen e Mesme mund të konsiderohen objektiva të ligjshme për sulm.

Një zyrtar amerikan ka konfirmuar se është sulmuar baza amerikane e Marinës në Bahrein, ku gjendet Flota e Pestë e Marinës Amerikane

Ministria e Brendshme e Bahreinit u ka bërë thirrje qytetarëve që të strehohen në vende të sigurta.

Një zyrtar i Katarit ka thënë se forcat mbrojtëse të këtij vendi i kanë kapur dy raketa iraniane mbi vendin e tij.

Forcat izraelitë të Mbrojtjes (IDF) kanë njoftuar paraprakisht se Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit.

IDF-ja ka deklaruar se sistemet mbrojtëse po operojnë për të ndaluar kërcënimet nga ajri të Iranit.

“Sirenat janë dëgjuar në disa zona në vend pas identifikimit se u lëshuan raketa nga Irani drejt Izraelit. Në këtë kohë Forca Ajrore e Izraelit po operon që të ndalojë sulmet”, thuhet në deklaratën e IDF-së.

Izraeli dhe Irani kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore, ndërsa Izraeli ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin, duke ndaluar të gjitha tubimet dhe aktivitetet publike.

(r.m.)