Irani sulmon në shtetet aleate të Amerikës në rajon, SHBA godet flotën iraniane në det

Agjencitë e lajmeve raportojnë se Irani ka goditur me raketa dhe dronë disa qytete në vendet aleate të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, gjatë orëve të fundit.

Reuters dhe AFP raportojnë për sulme me raketa dhe drone në vendet e rajonit ku kanë baza ushtarake Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato raopotuan për shpërthime në kryeqytetin Doha të Katarit, në kryqytetin e Bahrejnit, Manama, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe si edhe në Erbili në rajonin kurd të Irakut.

Raportohet se në shënjestër të Iranit ka qenë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kuvajt. Ambasada u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Kuvajt që të strehohen në vende të sigurta dhe të jenë vigjilentë në rast të sulmeve.

Të hënën në mëngjes, Kuvajti njoftoi se i ka rrëzuar disa dronë iranianë. Agjencia zyrtare e lajmeve e Kuvajtit, duke iu referuar Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes Civile, raportoi se shumica e dronëve janë shkatërruar pranë lagjeve Ramatjah dhe Salva.

Kuvajti njoftoi se disa avionë ushtarakë amerikanë janë rrëzuar në territorin e këtij vendi, të hënë në mëngje, por pilotët dhe ekuipazhet e avionëve kanë shpëtuar. Në njoftim thuhet se ekuipazhet u avionëve janë dërguar në spital për kontrolle shëndetësore dhe trajtim të nevojshëm.

Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit ka thënë se ende nuk ka informacione për detajet e incidentit.

Edhe qipro raportoi për një sulm me dron në një bazë ushtarake britanike në këtë vend. Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, tha se objektet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në Akrotiri, janë goditur nga një fluturake pa pilot “Shahed”, pak pas mesnatës. Ai tha se sdhpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Objektiv i raketave dhe dronëve iranianë kanë qenë dhe disa qytete në Izrael, përfshirë Tel Avivin dhe Jerusalemin. Banorët kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme dhe sirena alarmi, por nuk është e qartë nëse rakteta e dronët kanë goditura objektivat e shënjestës apo janë shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes ajrore që i kanë goditur dhe shkatërruar ato.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli janë kundërpërgjigjur fuqishëm me bombardime të sistemeve raketore në Iran dhe të forcave detare të Iranit. Komanda Qendrore e SHBA-së në rajon raportoi për shkatërrimin e selisë së marinës dhe të disa anijeve luftarake të Iranit në det.

Ndërkaq Izraeli ka sulmuar objektiva të grupit militant Hezbollah në Liban. Të hënën në mëngjes, Izraeli tha se goditja e objektivave të Hezbollahut është kondërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa dhe dronë në veri të Izraelit. Hezollahu që mbështetet nga Irani mori përsipër sulmet e kryera të dielën ndaj Izraelit.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit raportoi se në sulmet izraelite në Bejrut dhe në Libanin jugor janë vrarë 31 persona dhe tjan plagosur 149 të tjerë.

Sshtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj arabë i dënuan ashpër sulmet iraniane në vendet e rajonit. Me një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara, Bahrejni, Jordania, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i dënuan fuqishëm sulmet e Iranit ndaj shteteve sovrane në rajon.

“Këto sulme pa bazë shënjestruan territore sovrane, rrezikuan popullsinë civile dhe dëmtuan infrastrukturën civile”, thuhet në deklaratë.

Edhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, pjesë e të cilit janë: Arabia Saudite, Katari, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Kuvajti – e dënoi Iranin për sulmet ndaj shteteve anëtare duke theksuar se këto shtetë kanë të drejtë “të reagojnë” ndaj këtyre sulmeve.

Në deklaratë thuhet se sulmet e Iranit ndaj këtyre vendeve “përbëjnë përshkallëzim të rrezikshëm që shkel sovranitetin e shteteve të shumta dhe kërcënon stabilitetin rajonal”.

“Shënjestrimi i civilëve dhe vendeve që nuk janë të përfshira në konflikte është sjellje e papërgjegjshme dhe destabilizuese”, thuhet në deklaratë.

Të dielën, Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se sulmet ndaj Iranit mund të zgjasin katër javë. Në një video gjashtëminutëshe që e postoi në platformën e tij, Truth Social, Trump tha se operacionet luftarake në Iran do të vazhdojnë “derisa të arrihen të gjitha objektivat tona”.

(r.m.)

Comment

*