Ish-avokati i Trumpit konfirmohet si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së

Uashington, 8 gusht 2026 – Todd Blanche është konfirmuar si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-ve, duke fituar konfirmimin në Senatin Amerikan.

Blanche, ish-avokat personal i Donald Trumpit u konfirmua me 50 vota pro dhe 49 vota kundër.

Të gjithë senatorët demokratë votuan kundër emërimit të tij. Kundër emërimit të tij votuan edhe senatorët republikanë Susan Collins dhe Lisa Murkowski. Vendimtare ishte vota e senatorit republikan Bill Cassidy, i cili deklaroi se beson se Blanche ishte kandidati më i mirë që do të propozohej për këtë post nga presidenti Trump.

Vendimi i Cassidy është pritur me kureshtje në Uashington, për shkak të përplasjeve të vazhdueshme të tij me presidentin Trump.

Me këtë votim merr fund një përplasje e gjatë mes republikanëve në Senat dhe administratës Trump lidhur me emërimin e Blanche, i cili ishte ushtrues i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm që prej muajit prill.

(r.m.)