Berisha me mbështetës në PD, kryetari Basha në zyrë, mbledhje paralele (live)

Ka përfunduar mbledhja e konstituimit e Komisionit për Rithemelimin e PD.

Në mbyllje të saj Berisha ftoi median në konferencë.

Ai e përshkroi konferencën si më të veçantën që ka zhvilluar në 31 vite të karrierës së tij politike.

Berisha: Jehona e këtij Kuvendi siç ishte unik në llojin e tij është e jashtëzakonshme në çdo votër dhe zemër shqiptari, të të gjithë atyre që e duan lirinë dhe i thonë lirisë liri. Peersonalitete më të shquara gjithashtu të krahut konservator në Europë dhe botë kanë dërguar mesazhe përgëzimi të madh për demokratët dhe demokratet shqiptare.

Ai nuk kurseu dhe ironinë për kryetarin në detyrë Basha që ngjitur me të po zhvillon mbledhje me kryesinë.

Berisha: Basha njeriu që grumbulloi të gjithë karriget në zyrën e tij. Nga ana tjetër njeriu i misionit që nuk punon për karrige por me përkushtim të jashtëzakonshëm për liritë e demokratëve.

Ai pati një thirrje për demokratët që janë ende skeptikë.

Berisha: I bëj thirrje të përzemërt dhe miqësore çdo demokrati dhe demokrateje që ende nuk ka vendosur të bashkohet me PD e rithemeluar është i mirëpritur dhe krahëhapur. Më mirë vonë se kurrë, unë u ktheva me vonesë, ata nuk janë të vonuar. Kontributi i gjithësecilit do të respektohet, toleranca dhe mirëkuptimi në këtë familje me Kushtetutë të re të lirisë do të jenë ligjet e saj.

Ftoj kryetaret e PD që deri tani janë të lëkundur të bashkohen me anëtarësinë e tyre, PD. Vendi i tyre është ku janë idealet me fisnike. Deputeti Basha e katandisi në parti të ekstremit të majtë, parti marksiste leniniste me përjashtimet e tij të përditshme të deputetëve dhe anëtareve që do ja kishte lakmi çdo grupim i ekstremit të majtë.

 

Shkarkimi i Bashës si kryetar i PD, Belind Këlliçit i besohet referendumi, Berisha akuzon Bashën: Mblodhi kartat e anëtarësisë

Komisioni që drejtoi punimet për Kuvendin e PD me 11 dhjetor e ka kaluar me sukses provën pasi të njëjtit i është besuar dhe organizimi i referendumit për certifikimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Berisha: Kjo javë revolucioni ka për detyrë kryesore referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të partisë të shkarkimit të peng Bashës apo deputetit Basha. Kjo është fleta. Një komision u miratua sot këtu për të drejtuar referendumin bazuar në punën e  shkëlqyer që bëri komisioni i drejtimit të Kuvendit, po atij komisioni ju besua drejtimi i referendumit. Do të bëjmë gjithçka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësinë.

Në përfundim të mbledhjes, Sali Berisha akuzoi Bashën për krim elektoral.

Sipas tij ai u ka mbledhur kartat anëtarësisë për të penguar votimin por siguroi se të gjithë do të mund të votojnë.

Berisha: Ish-kryetari Basha ka kryer akte në PD-në që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Ka informuar anëtarësinë të paraqiten me karta. U ka mbledhur kartat dhe nuk ua ka kthyer. Është plaçkitje, akt në nivelin e krimit elektoral. Ju garantoj se të gjithë do të votojnë. Duket e dinte se gjykatësi do ta kërkonte sërish për ato që e ka bërë. Ndryshe një vendim të tillë nuk mund ta merrte kurrë.

Basha me Kryesinë buzëqeshin për kamerat gjatë mbledhjes por derën e kyçin me çelës

Lulzim Basha është kujdesur të vijojë mbledhjen e tij me anëtarët e Kryesisë së PD i pashqetësuar nga Sali Berisha dhe anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Gazetari i Ora News e provoi live që dera ishte e kyçur.

Mbledhja e Bashës po zhvillohet në të njëjtën kohë që Berisha po zhvillon mbledhjen me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të kësaj partie për konstituimin e Komisionit.

Nuk dihet se cila është tema e diskutimit por Basha dhe anëtarët e Kryesisë u shfaqën të qeshur para medias.

Kërkohet që gazetarët të mos jenë të pranishëm dhe të largohen nga selia PD-së.

 

Sali Berisha zbarkon në selinë e PD: Deputeti Basha mund të qëndrojë si fraksion

 

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike me në krye Sali Berishën hyri mesditën e  sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Pyetje: Do zhvilloni mbledhje?

Sali Berisha: Tani ne po ngjitemi sipër. Nuk kemi asnjë lloj….Kjo parti nuk përjashton pakicën. I ka dhënë mundësi të qëndrojë si fraksion. Deputeti Basha do të jetë anëtar i grupit parlamentar. De facto është i shkarkuar nga Kuvendi por në respekt të plotë të anëtarësisë ata do të shprehen më 18 dhjetor për deputetin Basha.

OraNews

Situata në PD/ Shihni si e priti Basha ardhjen e Berishës në seli, çfarë po ndodh

Në të njëjtën kohë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit kanë mësyrë në selinë blu, për një mbledhje lidhur me vendimet e fundit, në një hapësirë tjetër të godinës, edhe kryedemokrati Luzlim Basha është duke zhvilluar një takim.

Basha Mbledhje (1)
 
 

Në mbledhjen e kryedemokratit, janë të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana. Nuk dihet se cila ende fokusi i takimit të tyre, por “News 24”, me kamerat e saja ndodhet në seli dhe pritet të mësohen detaje të tjera në minutat në vijim.

(BalkanWeb)