Tiranë, 14 prill 2026 – Ish-kryetari i Nju Jorkut, Eric Adams, tashmë shtetas i Shqipërisë, është bërë zyrtarisht banor Tiranës.
Florian Pullazi, administrator në Njësinë nr. 2 në Tiranë, ka bërë të ditur se Adams është bërë zyrtarisht banor i kësaj njësie të kryeqytetit.
Pullazi, në një postim në Facebook, ka thënë se Adams e konsideron marrjen e shtetësisë shqiptare edhe si “reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të Nju-Jorkut dhe komunitetit shqiptar në SHBA”.
Postimi i plotë:
Eric Adams, banori më i ri i njësisë nr. 2 në Tiranë!
Me kënaqësi mikprita sot në ambientet e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë, ish-kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut dhe ish-senatorin e njohur, Eric Adams.
Eric Adams është një mik i madh i shqiptarëve – sot, shqiptar me pasaportë – përveçse një politikan i njohur për fokusin tek çështjet e sigurisë publike, si ish-kapiten i Departamentit të Policisë së Nju-Jorkut.
Siç e thotë edhe vetë ai, marrja e shtetësisë shqiptare është edhe reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të Nju-Jorkut dhe komunitetit shqiptar në SHBA.
Kënaqësi që, nga sot, e kemi banor të njësisë nr. 2 në kryeqytet!



(r.m.)