Moskë, 7 korrik 2025 – Ish-ministri i Transportit i Rusisë, Roman Vladimiroviç Starovoit, i ka dhënë fund jetës, disa orë pasi është shkarkuar nga kjo pozitë, raportoi gazeta “Izvestiya”.
Lajmi u konfirmua edhe nga autoritetet hetuese.
“Trupi i ish-ministrit të Transportit të Federatës Ruse, Roman Vladimiroviç Starovoit, u gjet në automjetin e tij personal, me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit sot, në lagjen e qytetit të Odintsovos”, tha Komitetit Hetues.
“Versioni kryesor është vetëvrasja”, thuhet në njoftim, ndonëse paralajmërohet hetim për rrethanat e vdekjes.
Pak orë më parë, Presidenti rus Vladimir Putin e shkarkoi Starovoin, i cili ishte emëruar në këtë pozitë në maj të vitit 2024, pasi pesë vjetësh të kaluara si guvernator i rajonit Kursk, në kufi me Ukrainën.
Në dekretin e Putinit nuk ishin shpjeguar arsyet e shkarkimit të Staroviotit.
Para se të njoftohej për vetëvrasjen e Staroviotit, Kremlini njoftoi se ish-guvernatori i rajonit të Novgorodit, Andrei Nikitin, ishte emëruar ministër i transportit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i pyetur për largimin e papritur të Starovoit dhe emërimin e shpejtë të Nikitin, tha se Putini i vlerëson kredenciale e Andrei Nikitinit.
“Aktualisht, sipas mendimit të presidentit, kualifikimet profesionale dhe përvoja e Andrei Nikitin do të ndihmojnë më së miri të sigurohet që ky shërbim, të cilin presidenti e përshkroi si jashtëzakonisht të rëndësishëm, të përmbushë detyrat dhe funksionet e tij”, tha Peskov.
(r.m.)