Uashington, 18 maj 2025 – Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, është diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të prostatës, që tashmë është përhapur në kocka, thuhet në një deklaratë të zyrës së tij të publikuar të dielën. Ai dhe familja e tij po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët.
Biden u diagnostikua të premten, pasi kishte shfaqur simptoma urinare, thuhet në deklaratë.
“Ndonëse bëhet fjalë për një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket të jetë i ndjeshëm ndaj terapisë hormonale, gjë që mundëson një menaxhim efektiv”, sqaroi zyra e tij.
Mandati i Bidenit si president përfundoi më 20 janar, kur Donald Trump u betua si president i SHBA-së.