Paris, 21 tetor 2025 – Nicolas Sarkozy është bërë ish-presidenti i parë i Francës që vuan denim me burg. Të martën ai ka nisur vuajtjen e dënimit me pesë vjet burgim, pasi është shpallur fajtor se kishte komplotuar për të financuar fushatën e tij zgjedhore me paratë e ish-diktatorit të Libisë, Muammar Gaddafi.
Sarkozy, i cili ka qenë president në periudhën 2007-2012, do ta vuajë dënimin në burgun La Sante, në një qeli prej 9 metrash katrorë.
Para hyrjes së burgut, Sarkozy është pritur nga mbi 100 mbështetës të tij, të cilët e kanë shprehur kështu solidaritetin me ish-presidentin.
“Nuk jam i frikësuar nga burgjet. Do ta mbaj kokën lart edhe në ambientet e burgut”, u ka thënë ai mbështetësve të tij në hyrje të ndërtesës së burgut.
Mes tjerash, ai ka thënë se me vete do t’i marrë dy libra, njërën për jetën e Krishtit dhe tjetrën për Kontin e Monte Kristos, e cila ka të bëjë me jetën e një burri të burgosur gabimisht, i cili arratiset për t’u hakmarrë ndaj prokurorëve të tij.
Sarkozy, i cili ka qenë president në periudhën 2007-2012, ka thënë se ai nuk dëshiron trajtim special në burg, por autoritetet ia kanë siguruar atij një qeli të veçantë, për çështje të sigurisë. Brenda qelisë, ai do të ketë banjon, zonën e dushit dhe një televizor të vogël. Gjatë ditës atij do t’i lejohet një orë ushtrime fizike në ambiente të jashtme të qelisë.
(r.m.)