Italia: Qeverisja përfaqësuese në veri realizohet me pjesëmarrjen e të gjithëve në zgjedhje

Prishtinë, 24 prill 2024 – Ambasada italiane në Kosovë ka shprehur keqardhje për bojkotimin e votimit për shkarkimi i kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës nga Lista Serbe dhe subjektet tjera politike të serbëve.

Ambasada italiane ka thënë se bojkoti nuk i kontribuon shtensionimit të situatës dhe as nuk hap rrugë për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Ajo ka theksuar se qeverisja përfaqësuese në pjesën veriore të Kosovës do të realizohet me pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve në zgjedhjet për kryetarë.

“Qeverisja përfaqësuese në veri të Kosovës do të rikthehet kur zgjedhjet për kryetar të mbahen me pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve. Thënë këtë, ne e pranojmë se votimet e së dielës u zhvilluan në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin, pavarësisht një sërë vështirësish”, ka thënë Ambasada italiane në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Votimit për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë të katër komunave veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe ((Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) dështoi për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme të qytetarëve në votim. Lista Serbe, e cila kontrollohet nga Beogradi zyrtar, por edhe disa subjekte tjera politike serber, u kanë bërë thirrje votuesve serbë që të mos marrin pjesë në votim, ndonëse ato e kishin organizuar pjesëmarrjen masive të votuesve serbë në peticionin për shkarimin e kryetarëve shqiptarë.

Për dështimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve kanë shprehur keqardhje edhe SHBA-të, Bashkimi Evropian, Franca dhe Gjermania.

Ambasada amerikane në Prishtinë deklaroi të dielën se serbët kanë mundur që përmes votimit të “avancojnë në demokraci efektive dhe përfaqësuese”.

Franca kërkoi dorëheqjen e kryetarëve aktual dhe organizimin sa më t٥ shpejtë të zgjedhjeve të reja në këto komuna.

“Franca rikujton se tërheqja e kryetarëve të zgjedhur me vetëm 3 për qind të votave, do të ishte mënyra më e shpejtë për rivendosje të demokracisë përfaqësuese në katër komunat në veri, dhe do të jetë shenjë e shtensionimit të situatës”, deklaroi ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere.

Sipas ligjit në fuqi, një nismë tjetër për largimin e kryetarëve të këtyre katër komunave mund të ndërmerret nga qytetarët vetëm pas 12 muajsh.

(r.m.)

Comment

*