Izraeli e kundërshton përbërjen e Bordit të Paqes për Gazën

Tel Aviv, 17 janar 2026 – Qeveria e Izraelit ka reaguar ashpër ndaj njoftimit për përbërjen e Bordit Ekzekutiv të Gazës, duke theksuar se ky vendim është marrë pa asnjë koordinim me Izraelin dhe bie ndesh me politikën e tij zyrtare.

Në një deklaratë, Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se çështja është konsideruar aq serioze sa Kryeministri e ka udhëzuar ministrin e Punëve të Jashtme që ta kontaktojë Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara për të kërkuar sqarime.

“Njoftimi në lidhje me përbërjen e Bordit Ekzekutiv të Gazës, i cili është në varësi të Bordit të Paqes, nuk u koordinua me Izraelin dhe është në kundërshtim me politikën e tij”, shkruhet në postim.

“Kryeministri i ka udhëzuar Ministrit të Punëve të Jashtme të kontaktojë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për këtë çështje”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Kryeministrit të Izraelit.

Shtëpia e Bardhë publikoi të premten emrat e disa anëtarëve të bordit, përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, të dërguarin special të presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe dhëndrin e Presidentit Trumpit, Jared Kushner.

Bordin do ta kryesojë Donald Trump.

Bordi i Paqes do të mbikëqyrë qeverisjen e përkohshme të Gazës sipas planit të presidentit amerikan për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gaza.

(r.m.)