Damask, 16 korrik 2025 – Izraeli i ka intensifikuar sulmet raketore kundër objektivave ushtarake në Siri, Mediet siriane dhe izraelite rsportojnë se të mërkurën pasdite është sulmuar sërish kryeqyteti sirian, Damask.
Sipas dy burimeve brenda strukturave siriane të sigurisë, objektiv i raketave izraelite ishte Ministria e Mbrojtjes e Sirisë. Mediat ndërkombëtare, duke iu referuar burimeve zyrtare siriane, raportuan për një shpërthim të fuqishëm në Damask.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga mediat izraelite dhe ato arabe shihet momenti i sulmit. Sipas raportimeve, sulmi ka ndodhur vetëm pak orë pas bombardimit të hyrjes së godinës qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes, në njërin nga sheshet kryesore të Damaskut.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e ka shpërndarë një video të televizionit shtetëror të Sirisë ku dëgjohet një shpërthim i fuqishëm gjatë transmetimit direct të lajmeve.
“Goditjet e rënda kanë nisur”, ka shkruar Katz, në postimin e tij në platformën X.
“Drejtuar vëllezërve tanë druzë në Izrael: mund të mbështeteni tek Forcat e Armatosura Izraelite për të mbrojtur vëllezërit tuaj në Siri. Kryeministri Netanyahu dhe unë, si Ministër i Mbrojtjes, kemi dhënë fjalën dhe do ta mbajmë”, ka thënë Katz.
Sulmi i fundit ndaj Ministrisë siriane të Mbrojtjes u krye pas një goditjeje tjetë r ndaj ndërtesës disa orë më parë.
Sulmet izraelite nisën pas përshkallëzimit të tensioneve në jug të Sirisë, ku ka pasur përplasje të armatosura mes milicisë druze dhe fiseve beduine, në të cilat pati dhjetëra viktima. Zyrtarët izraelitë thonë se operacionet ushtarake në Sri kanë për qëllim mbrojtjen e minoritetit druzi në këtë vend.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka bë rë një paralajmërim pë r autoritetet siriane të sigurisë . Ai ka thënë se ushtria izraelite do të veprojë në provincën Suë eida, në jug të vendit, derisa të përfundojë tërheqja e plotë e forcave siriane të sigurisë .
(r.m.)