Tel Aviv, 28 shkurt 2026 – Izraeli thotë se është konfirmuar se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, ështëe vrarë të shtunën gjatë sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit.
Vrasja e Khameneit thuhetr se është konfirmuar nga dy burime izraelite. Njëri nga burimet ka thënë se Izraeli ka siguruar një foto të trupit të pajetë të Ajatollahit, kurse burimi tjetër ka thënë se Teherani po përgatit një njoftim zyrtar.
Pak më herët, në një konferencë për medie, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ka shumë të ngjarë se Khamenei është vrarë.
Por, ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane ka thënë se Presidenti dhe udhëheqësi suprem i Iranit janë “shëndosh e mirë dhe të sigurt”.
Por, Khamenei nuk është parë fizikisht as në ndonjë video pas fillimit të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.
Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar se ka nisur t’u kundërpërgjigjet SHBA-së dhe Izraelit për sulmet ndaj Iranit. Ajo i ka cilësuar si shënjestra legjitime interesat e Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit në rajon.
(r.m.)