Jerusalem, 7 shtator 2025 – Ushtria e Izraelit, në prag të ofensivës së madhe në RRipin e Gazës. u ka bërë thirrje banorëve të Gazës që të largohen nga qyteti.
Një zëdhënës i ushtrisë së Izraelit u bëri thirrje banorëve të Gazës që të zhvendosen në zonën bregdetare Al-Mavasi, e cila konsiderohet më e sigurtë pët civilët.
“Menjëherë zonën e Al-Mavasi do ta shpallim zonë humanitare”, thuhet në një njoftim të ushtrisë izraelite të publikuar në arabisht në platformat sociale.
Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite, zona e Al-Mavasit, në afërsi të qytetit Khan Junis, ka infrastrukturën e nevojshme për spitalet e fushimit, linjat e ujësjellësit dhe impiantet e çkripëzimit të ujit.
“Në këtë zonë po dërgohen edhe ndihma. Ndihmat do të vazhdojnë pa ndërperrje bashkë me OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare, paralelisht me zgjerimin e aksionit ushtarak, thuhet në njoftim.
Ppara një jave, forcat e armatosura të Izraelit e nisën ofensivën në periferitë e qytetit të Gazës, në veri të territoreve palestineze.
Kryeministri Benjamin Netanjahue konsideron Gazën, qytetin më të madh në Rripin e Gazës si bastion të fundit të Hamasit. Sipas tij, marrja e këtij qyteti në kontroll është e domosdsohme për mposhtjen e Hamasit, që është shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.
(r.m.)