James O’Brien erdhi në Prishtinë për të nxitur zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Prishtinë, 21 etor 2024 – Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, është takuar të hënën në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Qeveria nuk ka dhënë detaje për këtë takim, i cili, sipas medieve të Kosovës ka.

Zyra e Kurtit bëro të ditur se në këtë takim, i cili njoftohet të ketë zgjatur dy orë e gjysmë, është diskutuar për raportet me Serbinë, për procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Sipas njoftimit, Kurti ka ritheksuar nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike për normalizim të raporteve, të arritur në Bruksel, vitin e kaluar dhe ekstradimin e Milan Radojçiqit,  udhëheqësit të grupit paramiluitar serb që e kreu sulmin terrorist në Bansjkët ë Zveçanit, më 24 shtatror të vitit të kaluar.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është dëshmia e nevojshme e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të saj e të Aneksit të zbatimit. Po ashtu, për ligjshmëri e drejtësi, paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitary”, thuhet në komunikatën e zyrës së Kurtit.

Aty thuhet se z. Kurti e ka vlerësuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, dhe për bashkëpunimin e afërt në fushën e energjisë, ekonomisë, financave dhe sigurisë e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nբ Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Para takimi ambasadori Hovenier, shkroi në rrjetet sociale se me zyrtarët e Kosovës do të diskutohen çështjet thelbësore dypalëshe dhe do të ritheksohet përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës.

https://x.com/USAmbKosovo/status/1848349631769387454?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1848349631769387454%7Ctwgr%5Ec72314048bea277c52467345f0e5a663b109962a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.evropaelire.org%2Fa%2Fjames-obrien-takim-kosove-albin-kurti-%2F33166592.html

  1. O’Brien arriti në Kosovë një ditë pas qëndrimit në Beograd, ku u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë me televizionin shtetëror serb, RTS, O’Brien ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan që Serbia dhe Kosova të përparojnë drejt integrimit evropian.

Sipas një përkthimi të RTS-it, z. O’Brien ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ai ka kërkuar që autoritetet e Kosovës ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të shqyrtojnë  integrimin e serbëve që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës në institucionet shtetërore.

Zoti O’Brien citohet të ketë thënë se themelimi i Asociacionit është një hap i rëndësishëm dhe një detyrim që nga viti 2015.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje palëve që të zgjedhin çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel, të cilat janë future në një çorrsokak pas sulmit të grupit paramilitary serb në Bansjkë, në pjesën veriore të Kosovës. Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Beogradin zyrtar për organizimin dhe mbështetjen e grupit paramiltar që e ka kryer sulmin, të cilin e kanë cilësuar “sulm terrortist”.

Autoritetet në Beograd i kanë hedhur poshtë akuzat e Prishtinës, por nuk kanë pranuar ta ekstradojnë në Kosovë udhëheqësin e grupit paramiltar, Milan Radojçiq, i cili ka pranuar se ka pasur rol udhëheqës të grupit.

I dërguari i posaçëm i Vashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë përpjekje t’i bindë palët të kthehen në dialog. Këtë fundjavë ai shkroi në rrjetet sociale se është duke e përgatitur takimin e radhës të palëve në nivel kryenegociatorësh që pritet të mbahet këtë të enjte.

Edhe Lajçak ka thënë se “tani është koha për të filluar zbatimin me zell të marrëveshjeve të arritura në shkurt dhe mars të vitit të kaluar”.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve të artriitur në Bruksel dhe për Aneksin e zbatimit të saj, të arritur në Ohër. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar me këto marrëveshje, por nuk e kanë vënë firmën në asnjërën prej tyre.

Kurti ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e dy marrëveshjeve, duke e akuzuar Vuçiqin se me refuzimin e nënshkrimit dëshmnon mungesën e vullnetit për t’I zbatuar ato.

(Ramadan Muçolli)