Beograd, 27 shkurt 2026 – Analisti politik Dushan Janjiq tha sot se vizita e ministrit të Jashtëm Marko Gjuriq në Uashington konfirmoi se diplomacia serbe është në shkërmoqje.
Janjiq i tha agjencisë Beta se pjesëmarrja e Gjuriqit në konferencën vjetore të Lobit Izraelit në Amerikë (AIPAS) falë lobimit të organizatave lobuese që paguhen nga taksapaguesit në Serbi.
“Ministri Gjuriq e anashkaloi plotësisht ambasadorin serb në Uashington, gjë që konsiderohet edher mungesë respekti për mikpritësin. Ai u takua me disa zyrtarë amerikanë dhe mori pjesë në konferencën e AIPAS falë lobimit të organizatave lobuese që paguhen nga taksapaguesit serbë përmes Odës Ekonomike të Serbisë. Institucioni i ambasadorit nuk respektohet dhe është koha e fundit që në Parlamentin e Serbisë të miratohet një ligj për lobimet dhe që të hetohen të gjitha aktivitetet e mëparshme, sepse bëhet fjalë për shuma të mëdha parash”, tha ai.
Ai tha se Gjuriq nuk i përfaqësoi në Uashington interesat e Serbisë, por të partisë në pushtet në Serbi.
“Në Uashington nuk u përfaqësuan interesat e Serbisë, por u kërkua mbështetje për të qëndruar në pushtet. Ministri Gjuriq, duke paralajmëruar një ‘vit të shkëlqyer’ në marrëdhëniet midis Serbisë dhe SHBA-së, krijoi një përshtypje të rreme për vizitën e tij në Uashington. Administrata e Donald Trump sigurisht që nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi, siç bënë disa administrata të mëparshme”, tha Janjiq.
Ai tha se në rrethe të ngushta të Departamentit të Shtetit dhe të Kongresit në SHBA po diskutohet seriozisht për Serbinë. Sipas burimeve të tij në Departamentin e Shtetit, ministri Gjuriq ka diskutuar me zyrtarët amerikanë në Uashington për Kosovën, për energjinë, për bashkëpunimin në fushë të mbriojtjes e sigurisë dhe për aeroportin e Nishit.
“Qëllimi i Gjuriqit ishte të tregonte pikat e normalizimit të bashkëpunimit midis Serbisë dhe SHBA-së. Përveç Kosovës, temë kryesore mka qenë bashkëpunimi ushtarako-teknik që do të çonte në anëtarësimin e Serbisë në NATO. Ata kanë folur edhe për arrestimin e një shtetasi serb që ishte në krye të kartelit të drogës në Venezuelë dhe për aktivitete të tjera të kryera nga DEA në Ballkanin Perëndimor”, tha Janjiq.
(r.m.)