Janjiq: NATO të menaxhojë situatën në veri të Kosovës, rreziku vjen nga Serbia

Beograd, 20 dhjetor 2023 – Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, ka deklaruar se forcat e NATO-s duhet të merren më tepër me sigurimin e Kosovës, pasi drama në Serbi mund të kalojë në një luftë sociale.

Ai ka thënë se tashmë NATO duhet të menaxhojë situatën në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me Serbinë.

“Sa i takon NATO-s është një moment me të vërtetë serioz. Drama në Serbi mund të kalojë në një luftë sociale. Njerëzit në Kosovë e dinë këtë, sepse janë ende të njohur me luftërat e viteve ’90. Ndaj nevojitet një ndërhyrje shumë e shpejtë, sa më e shpejtë për të garantuar sigurinë”, ka thënë Janiq, në një intervistë për Euronews Albania.

Sipas tij, kjo varet nga mënyra se si NATO do të menaxhojë jo vetëm situatën në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me Serbinë.

(Euronews.al)