Janjiq: Vuçiq, në thelb, ka pranuar njohjen e Kosovës

Beograd, 3 shkurt 2023 – Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka deklaruar se “në thelb” presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar njohjen e Kosovës, duke iu referuar kapitullit 4 të bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Vuçiq, në thelb, ka thënë ‘po’ dhe kjo i përket Kapitullit 4 të bisedimeve. Ai thotë se përmbajtja e dokumentit është sekrete, por, në thelb, përfundimi i diskutimeve është njohja e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk do ta trajtojë më Kosovën duke e quajtur ‘Kosovë e Metohi’ apo ‘e ashtuquajtura Republikë e Kosovës’, por do ta përdorë termin Republika e Kosovës”, ka thënë Janjiq për Euronews Albania.

Janjiq ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë brenda këtij viti.

“Arritja e marrëveshjes duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë para se të bëhet njohja. Është e vështirë, por duke pasur parasysh realitetin, mendoj se nëse njihet realiteti, unë nuk e pranoj të ketë bllokime, por mund të arrihet për një vit. Duhet të hapen dyert e organizatave për anëtarësimin e Kosovës. Duhet të anëtarësohet në OKB. Vetëm kështu mund të bëhet normalizimi i marrëdhënieve dhe Serbia të bëhet anëtare e BE-së në 10 vitet e ardhshme”, ka thënë Janjiq.

(r.m.)