Jep dorëheqje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

Shkup, 25 janar 2024 – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në një njoftim zyrtar ka konfirmuar se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dhënë dorëheqjen, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë procesit për formimin e një qeverie teknike.

Edhe vetë Kovaçevski ka njoftuar për dorëheqjen. Ai ka shprehur bindjen se do ta udhëheqë edhe qeverinë e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet dhe koalicioni qeverisës do ta udhëheqë vendin në rrugën e integrimeve evropiane.

“Falënderime të sinqerta për të gjithë anëtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin profesional dhe efikas gjatë dy viteve të fundit dhe për reagimin bashkarisht ndaj të gjitha nevojave kyçe të qytetarëve dhe shtetit. Kemi forcuar partneritetet strategjike me SHBA dhe Bashkimin Evropian, kemi hartuar dhe hapur rrugën drejt BE-së, kemi mbrojtur qytetarët, kompanitë dhe ekonominë në kohën e krizës më të madhe. Kjo qeveri ka krijuar një sistem që funksionon. Më jep të drejtë të besoj se do të vazhdojë të punojë në interes të qytetarëve dhe se do të arrijmë qëllimin evropian, për të cilin kemi punuar shumë deri më tani. Jam besimplotë se do ta udhëheq qeverinë e re pas zgjedhjeve dhe se, pas një muaji, ky koalicion pro-evropian do të ketë rastin të rrethojë qëllimin e dytë strategjik të vendosur nga pavarësia e vendit, pas anëtarësimit në NATO – dhe kjo është jeta evropiane në Maqedoninë evropiane”, ka shkruar ai në Facebook.

Dorëheqje prtitet të japë edhe Kryetari i Kuverndit, Talat Xhaferi, i cili pritet të marrë detyrën e kryeministrit teknik deri 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Pas dorëheqjes së Xhaferit, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit pritet të zgjidhet Jovan Mitreski, aktualisht kryetar i grupit parlamentar të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM).

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, Qeveria teknike formohet 100 ditë para çdo cikli zgjedhor dhe ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Pjesë e kësaj Qeverie, përveç partive që aktualisht e përbëjnë ezekutivin – LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët – duhet të jetë edhe opozita, konkretisht VMRO DPMNE-ja, të cilës i takojnë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe tre zëvendësministra me kompetenca të veçanta, që do të thotë se ministrat nuk do të mund të marrin asnjë vendim pa nënshkrimin edhe të zëvendësministrave.

Megjithatë, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka thënë se deputetët e saj nuk do të votojnë për Qeverinë teknike. Kjo parti e kundërshton emërimin e Talat Xhaferit për shef të qeverisë s٥ përkohshme. Kreu i saj e akuzon Xhaferin për “shkelje të shumta ligjore” gjatë ushtrimit të detyrës së Kryetarit të Kuvendit.

Nga ana tjetër, BDI-ja ka paralajmëruar se nuk do të votojë kandidatët e VMRO-së për qeverinë teknike. ““në rast se VMRO-ja nuk i voton kandidatët e saj”.

(r.m.)