Athinë, 14 tetor 2026 – mbasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Dorëheqja e saj erdhi pasi kjo iu kërkua nga administrata e Presidentit Donald Trump, për shkak të dyshimeve për “sjellje të papërshtatshme”.
Guilfoyle njoftoi për dorëheqjen përmes një postimi në platformën X. Ajo theksoi se do të mbrohet fuqishëm kundër të gjitha akuzave publike të ngritura ndaj saj.
Gazeta amerikane “Wall Street Journal” publikoi disa raportime në të cilat ngriheshin pikëpyetje lidhur me sjelljen e ambasadores Guilfoyle. Sipas kësaj gazete, gjatë një takimi në Athinë në muajin mars, ajo kishte lënë të kuptohej se SHBA-të mund të kishin rol në ndryshimet e ardhshme politike në Rumani dhe se diçka e ngjashme mund të ndodhte edhe në Greqi.
“Wall Street Journal” i publikoi edhe mesazhe që tregojnë se Guilfoyle i kishte kërkuar donatorit republikan Eric Deters t’ia transferonte 100.000 dollarë. Sipas raportit, Guilfoyles e duheshin këto para për të shlyer detyrimet ndaj kompanisë së kartave të kreditit “American Express”. Gjithnjë sipas gazet Gjithnjë sipas gazetës, ajo kishte kërkuar që transferimi të kryhej në mënyrë që të mos mund të gjurmohej më pas.
Avokatët e Guilfoyle mohojnë që ajo të ketë bërë ndonjë shkelje. Sipas tyre, pagesa e kërkuar lidhej me honorare të papaguara për paraqitjet publike dhe fjalimet e mbajtura përpara se ajo të emërohej ambasadore.
Kimberly Guilfoyle, 57-vjeçare, ka qenë më parë e martuar me guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom. Një periudhë ka qenë e fejuar me Donald Trump Jr., djalin e Presidentit Trump.
Guilfoyle u emërua ambasadore në Greqi para pak më shumë se një viti. Si mbështetëse e lëvizjes MAGA (“Make America Great Again”), ajo ishte angazhuar fuqishëm për promovimin e investimeve të kompanive amerikane të naftës dhe të gazit në rajon.
(Sipas DW)