Reflektim pas leximit të thirrjes për Eutanazi ligjore nga Ben Blushi
Nga Merita McCormack
“Tre dit e në dhe”
“Mos e mundo më , merre” ( Merre o Zot ish kuptimi – kjo fjalë nuk përdorej shumë por kuptohej se i drejtoheshin Zotit të rriturit)”
“U cfilit e shoqja ( e bija, e reja, e mbesa), duke i bërë shërbim. Hallall e pastë”
“Shpëtoi nga dhimbja tani”
“ I bëri shërbim gjyshërve, do ketë fat të mirë”
“Vdiq i ri, të kish vojtur ca që ti shërbenim”
Të gjitha këto shprehje më sipër, e të tjera si to, janë pjesë e fjalorit të jetës së përditshme, të shumë përdorura në kulturën nga unë kam origjinën, reth situatave të shëndetit , individëve që vdesin e reth atyre që përkujdesen për ta.
Unë jam Korçare.
I dëgjoja këto fjalë tek ritesha dhe nuk thellohesha, as meditoja mbi to, as nuk më flitej nga të tjerët për vdekjen. Por e merrnim siç vinte. Ca me frikë të momentit ca me llahtari ca me qetësi.
Ishte ( e mbetet) një rregull i njohur , kulturor, e krahinor se cilat janë detyrimet e cilat janë pritshmëritë.
Njeriu lind, rritet, jeton jetën, arrin personalisht e profesionalisht në destinacione të ndryshme , e më në fund, stacioni i fundit mbi tokë , është momenti para vdekjes. Në përgjithësi, rregulli i përdorur deri më sot ka qenë vdekja natyrale. Kur vjen, se ndal dot.
Edhe në kulturat e fetë e ndryshme nga ajo ku u rita unë, vdekja, me ose pa dhimbje për individin , me ose pa mundime për ata që i shërbejnë , gjithnjë ka qenë natyrale. Kur e kishte “të thënë” personi.
Askush nuk filozofonte e mbante leksione teologjike mbi vdekjen. Ishte një gjë e ditur, e ose e papritur dhe rituali i jetës vazhdon. Të gjithë e kemi vdekjen mbrapa veshit. Të gjithë vajtojmë ashtubsi ndjejmë. Besimtari në Zot bën lutjen për shpirtin e të ndjerit. Jo besimtari vajton më shumë se sa lutet. Por vdekja ka qenë ngaherë natyrale.
Problemi sot, me relativizmin e gjithçkaje, qëndron kryesisht në konfliktin mes kulturës së jetës dhe kulturës së vdekjes. Është mbarëbotëror ky konflikt. Shkatëro kulturën, shkatërro historinë , zotëro shoqërinë.
Sot më shumë se kurrë nën maskën e “ lehtësimit”, “ ëmbëltimit”, “zotësisë mbi veten” me terminologji helmuese pa e kuptuar dëmin potencial , humanizmi po jeton krizë të paparë. Globalizmi njësues dhe gjoja “ progresi ” ( cili progres???) kanë çmimin e tyre.
Është fjala për Euthanazinë , ose vdekjen e assistuar. Debate në tv e media të ndryshme nga ata që quhen inelektualë apo politikanët e mirë lobuar, filma të ndryshëm artistikë, libra e artikuj , e bëjnë e paraqesin si “bahçe me lule “ vetëplanifikimin e marrjes së jetës personale ose e jetës të tjetrit.
Kjo e gjitha për ta bërë “ më të lehtë” procesin…
Spitale , ilaçe, fytyra të qeshura, në emër të dhembshurisë, afrohen me shiringën me helm dhe gjasme duke “të ndihmuar” të përfundosh dhimbjen, të vrasin , duke vrarë disa shpirtra me një injeksion. Së pari duke vrarë dikë, e duke i bërë dëm edhe vetvetes sepse në çfarëdo lloj mënyre të marrësh jetën e dikujt tjetër, është krim sado ta veshësh ti atë vrasësin me përparëse të bardhë.
Dhe sa më shumë të ndodhë kjo aq më shumë shoqëria përfshihet në kulturën e vdekjes ku ndodhet sot bota.
Për ata si “Blushi e co “ , racionalistë ateistë, që e propagandojnë Euranazinë kam një pyetje:
Kush jeni ju që të kërkoni autorizimin e dikujt për të përfunduar jetën e vet ose të tjetrit?
Mvi çbaza filozofike, historike, teologjike apo kulturore niseni?
Jetesa mbi tokë është e drejta më bazike e njeriut. Pa jetuar nuk mund të kërkosh të drejta më, sepse je i vdekur. Këtë të drejtë ku e gjeni ju?
Për besimtarin, është e qartë që çdo gjë fillon e mbaron me Zotin.
Për jo besimtarin, çdo gjë është relative.
Prandaj kur “Blushi e Co “ jua mbushin ekranin me broçkulla drithëronjëse, kërcënuese për jetën, pyesni veten pse e lejoni këtë njeri të influencojë mbi ju apo mbi shoqërinë dhe shkoni më tej e pyesni veten nëse do guxonit ti drejtoheshit atyre me këto pyetje:
Zotrote, si përcaktohet vuajtja?
Cili është momenti kur vendoset se po vuan shumë e më mirë të vdes vetë apo ai tjetri? Cila sëmundje klasifikohet sinkusht për vrasje?
Kush është autoriteti vendimtar?
A do vrisje tëtëmë e tëtatë kështu? Tët shoqe? Fëmijën? Veten tënde?
Apo thjesht,, të shfarrosen ata “më të dobëtit” më të brishtët, sakatët e pleqtë- që të “bësh qejf ti” njeriu me tërë gjymtyrët në vend por që propagandon krim?
Për besimtarin:
Jeta është dhuratë e Zotit.
Zoti na ka krijuar në imazhin e shembëlltyrën e vet e jemi qeniet më të dashura për të. Ai na krijoi prej dashurisë e për të qenë në marëdhënie me Të e me njëri tjetrin. Ia kemi vetëm atij borxh jetën.
Jeta duhet jetuar me qëllimin për të cilin na është dhënë, të njohim Zotin e ti shërbejmë Atij. Duhet jetuar me dinjitet nga momenti i ngjizjes deri në grahmën e fundit. Vuajtjet fizike apo psikologjike kanë vlerë shëlbyese.
Askush nuk ka të drejtë të ta marrë jetën ty.
Është krim të vrasësh.
Është krim të torturosh tjetrin duke e çuar drejt vdekjes
Vdekja natyrale është lindja në Eternitet.
Zot kij mëshirë!
Lord have Mercy!
“Lum kombi, zot i të cilit është Hyji, populli që ai ka zgjedhur si trashëgimi. Zoti e ka parë nga lart atë komb. Me fjalën e Zotit u bënë qiejtë dhe me frymën prej gojës së tij , u krijua gjithë fuqia e tyre”
(Ps 32:12,6)
P.s po sjell një foto të Nënë Terezës si shembull i Jetës me dinjitet!