Uashington, 9 shkurt 2024 – Eksperti amerikan i politikës së jashtme, Edward Joseph, pedagog në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, ka thënë se Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u mor me Kosovën në vend se të merfrej me shkeljet në zgjedhjet e fundit në Serbi.
Joseph, në një analizë të tij në platformën X, ka thënë se kjo ka ndodhur oër shkak të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës që e ndalon përdorimin e dinarit serb në operacionet me para të gatshme. Ai ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet ta kuptojë se me aktet populiste i dëmtojnë interesat kombëtare të Kosovës dhe e këshillon ta ndryshojë kursin e veprimit.
“Kjo seancë e KS të OKB-së duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Prishtinës. Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë. Tani është koha për të ndryshuar kursin”, ka thënë ai.
Joseph ka thënë se Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu krijua mundësia ta luajë rolin e mbrojtësit të serbëve të Kosovës, në vend që qytetarëve të Serbisë t’ua shpjegonte përse vendi i tyre kërcënohet me ndërprerje të fondeve të BE-.
Ai e ka theksuar se Kurti duhet ta kuptojë se “mënyra e vetme për t’u rikuperuar nga një autogol është të shënosh në rrjetën e tjetrit”, shkruan Joseph.
“Shkurtimisht, tregojuni të gjithëve ndryshimin midis një demokracie që i trajton mirë qytetarët e saj pakicë dhe një autokracie të dëshpëruar që kapet pas pushtetit! , Albin, godite topin përpara, jo prapa”, ka shkruar ai.
Instead of international pressure focused squarely on Belgrade – thanks to massive European Parliament majority vote on allegedly fraud-filled Serbian elections – Kurti is being hauled into the UN Security Council over another uncoordinated overreach (on Euro/Dinar.) 🧵1/6
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) February 8, 2024
(r.m.)