Joseph: Përfshirja në Bordin e Paqes – tregues i qatë për raportet e Kosovës me SHBA-në

Prishtinë, 8 mars 2026 – Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Edward P. Joseph, ka komentuar zhvillimet që lidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Joseph ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes është tregues i qartë se Kosova po ndërton raporte me Shteter e Bashkuara të Amerikës dhe administratën e Presidentit Donald Trump.

“Mendoj se kjo është një ftesë tejet e rëndësishme për Kosovën, të ftohesh në Bordin e Paqes. Fakti që presidentja Osmani ka qenë edhe në themelimin e kësaj organizate në Davos dhe në takimin e parë në Uashington është shumë e rëndësishme, është tregues i qartë se Kosova po ndërton raporte me Administratën Trump 2”, ka thënë në një intervistë për Klan Kosova.

Joseph ka thënë se Presidentja Vjosa Osmani po e përfaqëson Kosovën “në një formë tjetër të dialogut strategjik”.

“Kjo është e veçantë për shkak se në shtatorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës suspenduan dialogun strategjik me Kosovën dhe kjo që ndodhi është e kundërta e saj. Është e qartë se presidentja Osmani po e përfaqëson Kosovën në një formë tjetër të dialogut strategjik dhe kjo ka rëndësi”, ka thënë ai.

(r.m.)