Nga Av. Kieran Both

Është raportuar se ka patur raste ku disa zyra lokale të USCIS-it (Shërbimi i Emigracionit dhe i Nënshtetësisë të SHBA-së ) kanë vënë në zbatim kërkesën për REAL ID (dokument identifikimi me standarte më të larta sigurie) për të lejuar hyrjen në një ndërtesë federale. Nëse zyrat lokale të USCIS-it vënë në zbatim kërkesën për REAL ID, ato do t’ua mohojnë hyrjen avokatëve dhe aplikantëve me dokumente identifikimi që nuk përmbushin kriteret e REAL ID-së dhe do t’u caktojnë një takim tjetër. Kemi mësuar se deri tani shumica e zyrave të USCIS-it për momentin nuk po e zbatojnë këtë kërkesë dhe kanë vazhduar të pranojnë dokumente të tjera identifikimi. Më 7 maj 2025, Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS), për të lejuar hyrjen në shumicën e objekteve federale, filloi të kërkojë dokument identifikimi të lëshuar nga shteti dhe që përmbush kriteret e REAL ID-së ose një formë tjetër të pranueshmë ID-je. Deri tani, nuk duket se ka ndonjë udhëzim zyrtar mbarëkombëtar nga USCIS-i lidhur me këtë çështje. Rekomandohet që, nëse është e mundur, të gjithë individët që duhet të futen në një ndërtesë federale për intervistë ose takim, të kenë me vete një dokument që përmbush standartet e REAL ID-së, për të shmangur kështu ndonjë problem të mundshëm.
Nëse nuk jeni të sigurt nëse ID-ja i përmbush kriteret për të qenë një REAL ID, shkoni dhe pyesni pranë departamentit që lëshon patentat e shoferit. Një patentë shoferi e përkohshme nuk përbën një formë të pranueshme identifikimi. Disa nga dokumentat që përmbushin kriteret janë:
Patentë shoferi, me siguri shtesë, e lëshuar nga shteti (EDL) ose Enhanced ID (EID), pasaporta amerikane ose karta përkatëse, kartat për udhëtarët e besuar nga DHS-ja (DHS Trusted Traveler Cards – Global Entry, NEXUS, SENTRI, FAST), Letërnjoftimi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (U.S. Department of Defense ID), karta e kalimit kufitar (Border crossing card), Një dokument identifikimi i vlefshëm me fotografi, i lëshuar nga një Komb ose Fis Indian dhe i njohur zyrtarisht nga qeveria federale, ku futen Kartat e Përforcuara Fisnore (ETC), karta HSPD-12 PIV, pasaporta të lëshuara nga qeveri të huaja, patentë shoferi e lëshuar nga një provincë kanadeze ose karta që qeveria kanadeze u jep indigjenëve (Indian and Northern Affairs Canada card, Karta e Identifikimit për Punonjësit e Transportit (TWIC), Kartë e Autorizimit për Punësim nga USCIS-i (I-766), Dëshmia e Detarit Amerikan (U.S. Merchant Mariner Credential), Karta e Identifikimit të Shëndetit për Veteranët (VHIC).
Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynёёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është: info@bothlaw.com