Kallas: Rusia do të përpiet të na përçajë. Le të mos biem në grackën e saj

Bruksel, 19 shkurt 2025 – “Rusia do të përpiqet të na përçajë. Le të mos biem në grackën e saj. Duke punuar së bashku me SHBA-në, ne mund të arrijmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme – me kushtet e Ukrainës”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas në një postim në platformën X.

 

 

Kallas mori pjesë dje në një telekonferencë me Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio dhe ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë, pas bisedimeve mes SHBA-së dhe Rusisë në Riad të Arabisë Saudite.

Ministrat e Jashtëm evropianë dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas diskutuan me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio pas bisedimeve SHBA-Rusi në Riad, bën me dije Kallas nëpërmjet një postimi në platformën X.

Ditën e djeshme, delegacioni amerikan u takua me ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ndihmësin e lartë presidencial Yuri Ushakov në Riad më 18 shkurt për të nisur bisedimet për përfundimin e luftës, takimi i parë zyrtar midis dy palëve që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë, me Ukrainën dhe BE-në përjashtuara tërësisht nga diskutimet.

Asnjë vendim konkret nuk u njoftua pas bisedimeve SHBA-Rusi , por përjashtimi i Ukrainës nga takimi ndezi alarmin në Kiev dhe Evropë.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka theksuar vazhdimisht se asnjë vendim për të ardhmen e Ukrainës nuk mund të merret pa pjesëmarrjen e Ukrainës.

Rubio nga ana e tij tha më 16 shkurt se bisedimet e Riadit ishin një hap i parë, por jo negociata zyrtare dhe se Ukraina dhe Evropa do të marrin pjesë sapo të fillojnë realisht diskutimet zyrtare, sipas tij.

(Panorama.com.al)