Kamberi e dorëzon kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviq, mbështetet nga 53 deputetë

Beograd, 16 korrik 2026 – Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se sot është dorëzuar kërkesa për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq. Kërkesa i është dorëzuar kryeminsitrit të Serbisë, Gjurco Macut.

May be an image of text

Kamberi ka thënë se nismës për shkarkimin e ministres Paunoviq të Grupit Parlamentar Lëvizja e Qytetarëve të Lirë – Partia e Aksionit Demokratike (Stranka Demokratske Akcije – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik) u janë bashkuar edhe 47 deputetë. Ai ka bërë të ditur se kërkesa është nënshkruar nga gjithsej 53 deputetë të opozitës dhe ka shprehur keqardhje që kërkesa nuk është nënshkruar nga deputetët e pakicave që janë pjesë e qeverisë.

“Fatkeqësisht, iniciativën tonë nuk e kanë mbështetur partitë e pakicave nacionale, të cilat janë pjesë e qeverisë. Pra, shkarkimin e ministres Paunoviq nuk e kanë përkrahur as partia boshnjake e Zukorliqit, as partia boshnjake e Lajiqit dhe as partia hungareze e Pastorit!”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Ai ka thënë se kryeministrit Macut do të marrë përgjegjësinë për “normalizimin e një politike të tillë brenda Qeverisë së Serbisë”, nëse e refuzon shkarkimin e ministres Paunoviq.

“Kryeministri ka përgjegjësi politike dhe institucionale të reagojë dhe të dëshmojë se në Qeverinë e Serbisë nuk ka vend për një ministre që mbron idetë e dëbimit të njerëzve mbi bazën e përkatësisë së tyre kombëtare dhe që promovon veprime jashtë ligjit dhe procedurave gjyqësore. Nëse Gjuro Macut refuzon të propozojë shkarkimin e saj, ai do të marrë përgjegjësinë për vazhdimin e mandatit të saj në këtë funksion dhe për normalizimin e një politike të tillë brenda Qeverisë së Serbisë”, ka theksuar Kamberi.

Ministrja Snezhana Paunoviq, ka thënë se do të donte të kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998. Në një intervistë në televizion, ajo ka deklaruar se po të ishte në vend të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Kuvendi i Serbisë i ka gjithsej 250 deputetë.

(r.m.)