Kamberi: “Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës”

Beograd, 30 korrik 2021 – Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se nga 1 janari i vitit 2023 nuk do ketë asnjë ndalesë në rrugën nga Beogradi në Tiranë.

Kamberi, nw njw postim nw Facebook, ua ka kujtuar Vuçiqit se rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Kosovë  dhe ka theksuar se asnjë iniciativë rajonale nuk mund të jetë e suksesshme pa një marrëveshje mes Serbisë e Kosovës.

“…presidenti serb duhet ta dijë se rruga Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrëveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit”, ka theksuar Kamberi.

Presidenti i Serbisë ka deklaruar të enjten në Shkup se nga 1 janari i vitit 2023 nuk do ketë asnjë ndalesë në rrugën nga Beogradi në Tiranë. Vuçiq i është referuar një marrëveshjeje për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, të nënshkruar nga ai, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Maqedonisw sw Veriut, Zoran Zaev.

Liderwt e tri vendeve u bwnw thirrje Kosovws, Malit tw Zi dhe Bosnjws e Hercegovinws t’i bashkohen nismws rajonale “mini-Shengeni ballkanik”, e cila u riemwrtua “Ballkani i Hapur”.

Qeveria e Kosovws e kundwrshton kategorikisht pwrfshirjen nw kwtw nismw. Kryeministri Kurti ka thwnw se me nisma tw tilla dwmtohet procesi i integrimit tw vendeve tw rajonit nw Bashkimin Evropian.

Edhe Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë shprehur interes për përfshirje në këtë nismë, e cila është ideuar nga Presidenti i Serbisë.

Postimi i plotë i Kamberit:

Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës

Bashkëpunimi duhet të jetë perspektiva e popujve të Ballkanit, prandaj edhe çdo iniciativë për ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues duhet përkrahur në parim, deri sa iniciativat e këtilla nuk pretendojnë të imponohen si alternativa të perspektivës evropiane të rajonit e cila është e vetmja garancë stabiliteti afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimorë.

Veç tjerash presidenti serb duhet ta dijë se rruga Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit.

(r.m.)