Kearns: BE-ja e kërcënon Kosovën me masa shtesë nëse e rihap UJrën e Ibrit, ndërsa e hesht sulmin në Bansjkë

Londër, 15 gusht 2024 – Deputetja britanike Alicia Kearns, e ka kritikuar Bashkimin Evropian që paralajmëroi masa shtesë kundër Kosovës në rast të hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë pa një marrëveshje politike, ndërsa e hesht sulmin terrosit të grupit të rmatosur serb në Banjskë, pavarësisht se ka prova që udhëheqësi i grupit, Milan Radojçiq, kishte lidhje me shtetin e Serbisë.

Kearns, nëpërmjet një postimi në platformën X, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian  duhet ta bëjnë të qartë se e mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë dhe jo bllokimin e rrugëve dhe ndarjen.

“E tmerruar kur shoh se BE-ja kërcënon Kosovën me masa të mëtejshme nëse rihapet Ura e Ibrit. Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipi i ri i BE-së duhet të bëjnë të qartë se e mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë dhe jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen. BE-ja ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim kuptimplotë kundër Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoiçiqin dhe sulmuesit në Banjskë me shtetin serb. Ta ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, tregon se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente”, ka shkruar ajo.

 

(r.m.)