Këngëtarja Elsa Lila arrestohet në Itali për trafik droge

Romë, 16 mars 2022 – Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila është arrestuar gjatë një operacioni kundër drogës në Itali.

Gazeta “La Repubblica” raporton se Lila ishte mes 9 personave, shqiptarë dhe italianë, që janë vënë në pranga në Romë, të mërkurën në mëngjes.

Përveç këngëtares 40-vjeçare, gjatë operacionit policor është i arrestuar dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si Titty”. Ai ishte arrestuar edhe në vitin 2015, bashkë me Arben Zogun, në një operacion të Guardia di Finanza.

Sipas hetuesve të antimafias në Itali, grupi italo-shqiptar merrej me shitjen e drogës në lokale të ndryshme të kryeqytetit italian.

Grupi merrej me shitjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës. Për të kamufluar aktivitetin e shpërndarjes së drogës, grupi pajiste lokalet me makineri të lojërave të fatit.

Sipas mediave italiane, këngëtarja shqiptare Elsa Lila mbante llogaritë e grupit griminal që merrej me trafik droge.

Elsa Lila ka fituar shumë çmimeve muzikore në Shqipëri, përfshirë Festivalin e Këngës në RTSH, ku ka fituar dy herë radhazi, kur ishte vetëm 15 vjeçe dhe 16 vjeçe.

Në 1998, ajo fitoi në festivalin ndërkombëtar “Varna” në Bullgari.

Në 2001, Lila u shpall “Ambasadore e Muzikës Shqiptare në Botë” nga ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani.

Në vitin 2007, Elsa Lila mori pjesë në festivalin e 57-të të Sanremos në Itali me këngën “Il senso della vita”.

(Sipas Euronews.al)