Nju Jork, 29 dhjetor 2023 – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblodh të premten për të trajtuar “sulmin ajror më masiv” të Rusisë në të gjithë Ukrainën që nga fillimi i luftës në shkurt 2022. Gjatë sulmit u përdorën 122 raketa dhe dhjetëra dronë, sipas zyrtarëve ukrainas.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha më herët në platformën e mediave sociale X se Ukraina dhe dhjetëra vende të tjera anëtare të OKB-së kërkuan mbledhjen e Këshillit të Sigurimit pas sulmeve, “që rezultuan në viktima të shumta civile dhe shkatërrim të rëndë të infrastrukturës civile”.
Sulmet me raketa dhe dronë të Rusisë vranë të paktën 31 civilë dhe plagosën më shumë se 160 persona. Autoritetet besojnë se të tjerë janë zënë nën rrënoja dhe thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.
“Sot, Rusia përdori pothuajse çdo lloj arme në arsenalin e saj: ‘Kindzhals’, S-300, raketa vetëdrejtimi dhe dronë … pjesa më e madhe e tyre u rrëzuan,” postoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në rrjetin X.
Ai tha se një maternitet ishte ndër objektivat e goditur nga sulmet e Rusisë.
Shpërthimet u raportuan zyrtarisht në Kiev, qytetin verilindor Kharkiv, qytetin perëndimor Lviv, qytetet lindore Dnipro dhe Zaporizhzhia, dhe qytetin port juglindor Odesa.
Shkalla e sulmit ka tejkaluar sulmet e mëparshme të mëdha: Rusia lëshoi 96 raketa në nëntor 2022 dhe 81 raketa më 9 mars, sipas komandantit të Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndër to Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, i dënuan sulmet, duke i quajtur ato “një përpjekje të dëshpëruar dhe të kotë të Rusisë për të rifituar avantazhin” në luftën e saj me Ukrainën.
Ambasadorja britanike në OKB, Barbara Woodward i tha këshillit: “Ata nuk do të kenë sukses”.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi gjithashtu sulmet ruse, tha në një deklaratë zëdhënësi i tij Stephane Dujarric.
“Sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës civile shkelin të drejtën ndërkombëtare humanitare, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”, tha zoti Dujarric.
Në një deklaratë më herët të premten, Presidenti Joe Biden tha se sulmi ishte “një kujtesë e ashpër për botën se, pas gati dy vjetësh të kësaj lufte shkatërruese, objektivi i Putinit mbetet i pandryshuar”, duke kërkuar të shkatërrojë Ukrainën dhe të nënshtrojë popullin e saj. Presidenti Biden shtoi se Presidenti rus Putin “duhet ndalur”. Presidenti amerikan tha se megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar deri më tani Ukrainën, Kongresi duhet të shtojë përpjekjet e tij dhe të miratojë më shumë ndihma “pa ndonjë vonesë të mëtejshme”, ose “ne nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë dërgimin e armëve dhe sistemeve jetike të mbrojtjes ajrore. Ukraina duhet të mbrojë popullin e saj”.
Presidenti Biden tha se “rëndësia e kësaj lufte shtrihet shumë përtej Ukrainës. Ato ndikojnë në tërësinë e aleancës së NATO-s, sigurinë e Evropës dhe të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë mbledhur një koalicion prej më shumë se 50 vendesh. për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. “Ne nuk mund të zhgënjejmë aleatët dhe partnerët tanë. Ne nuk mund të braktisim Ukrainën”, tha ai.
Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se sulmi masiv i të premtes duhet të nxisë botën për veprime të mëtejshme në mbështetje të Ukrainës.
Një mori qytetesh ukrainase u sulmuan me mbi 120 raketa dhe dhjetra dronë të prodhimit iranian Shahed duke shkaktuar mbi 20 viktima në gjithë Ukrainën, përfshirë Kievin.
Në kryeqytetin ukrainas u shkatërrua një depo, një fabrikë dhe një objekt i lartë banimi ndërsa banorët e Kievit u zgjuan nga zhurma e goditjeve të forta të sulmeve ruse.
“U zgjova në orën shtatë e gjysmë të mëngjesit nga një zhurmë e tmerrshme. Ishte shumë e frikshme, raketat po fluturonin dhe gjithçka po gumëzhinte. Nuk dija çfarë të bëja. Ndërsa hyra në banjë, pasqyra u shkatërrua me një forcë të tillë që, pak sekonda më vonë, do të kisha pasur prerje gjithandej”, thotë Maria, banore e Kievit.
Sulme u kryen edhe në qytetin jugor të Zaporizhzhias.
“Dihet për katër të vdekur, janë dy gra dhe dy trupa të paidentifikuar. Dymbëdhjetë të plagosur janë në spital, disa refuzuan mjekimin. Gjithsej armiku ka lëshuar 10 raketa, kemi arritur të rrëzojmë një raketë”, tha zoti Malashko.
Një police, pjesë e ekipeve të shpëtimit, ndërsa e mbante një telefon në dorë tregon se personi me të cilin fliste thotë se dy mbesat e tij janë nën gërmadha.
Banorët e qytetit lindor, Dnipro vraponin për të gjetur strehim ndërsa objektet e banimit dhe një magazinë mallrash vazhdonin të digjeshin edhe disa orë pas sulmeve ruse.
Në tërësi raportohet për të pakten 5 viktima në Dnipro ku ndër të tjera u godit edhe një maternitet.
Një burrë i moshuar u nxorr i gjallë nga një godinë e shkatërruar në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kharkiv.
Videoja e shpërndarë nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencës tregonte të moshuarin të mbuluar nga gurët e mëdhenj të ndërtesës së shembur, ndërsa ekipet e shpëtimit arritën ta nxjerrin atë nga gërmadhat e objektit të shkatërruar nga sulmet ruse. Sulme u kryen edhe në Odesa dhe Lviv.
Ukraina thotë se ky është sulmi më i madh ajror rus me mbi 120 raketa dhe drone të prodhimit iraniana, Shahed.
A maternity ward, educational facilities, a shopping mall, multi-story residential buildings and private homes, a commercial storage, and a parking lot. Kyiv, Lviv, Odesa, Dnipro, Kharkiv, Zaporizhzhia, and other cities.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 29, 2023
Today, Russia used nearly every type of weapon in its… pic.twitter.com/q5q8Q98Njr
“Sot, Rusia përdori pothuajse çdo lloj arme në arsenalin e saj”, shkroi Presidenti i Ukrainas, Volodomyr Zelenskyy në rrjetin social, X.
Po ashtu në X reagoi edhe Kryeministri britanik, Rishi Sunak.
These widespread attacks on Ukraine's cities show Putin will stop at nothing to achieve his aim of eradicating freedom and democracy.
— Rishi Sunak (@RishiSunak) December 29, 2023
We will not let him win.
We must continue to stand with Ukraine – for as long as it takes. https://t.co/cf6aDNwPjD
“Këto sulme në qytetet e Ukrainës tregojnë se (presidenti rus Vladimir) Putini nuk do të ndalet para asgjëje për të arritur qëllimin e tij për të zhdukur lirinë dhe demokracinë”, shkroi zoti Sunak dhe shtoi se ne duhet të qëndrojmë përkrahë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Sulmi masiv ajror rus u krye tre ditë pasi Ukraina shkatërroi anijen ruse “Novocherkassk”, që i dha një goditje të re flotës së Rusisë në Detin e Zi.
Luftimet përgjatë vijës së frontit janë bllokuar kryesisht nga moti i ftohtë pasi kundërofensiva verore e Ukrainës dështoi të bënte një përparim të rëndësishëm përgjatë vijës së frontit të gjatë prej rreth 1000 kilometrash.
(Zëri i Amerikës)