KFOR-i dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

Prishtinë, 17 qershor 2023 – Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR, dënoi të shtunën sulmet ndaj gazetarëve nga protestuesit serbë në Leposaviq, të premten.

“Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Në deklaratë u bëhet thirrje palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Policia e Kosovës njfoftoi se nëntë punonjës të medieve u sulmuan derisa po mbulonin zhvillimet pranë komunës së Leposaviqit. Disa prej tyre pësuan edhe lëndime trupore dhe u dëmtan pajisjet e tyre.

Të shtunën situata dukej e qetë në veri, ndërsa diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë, pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Të premtën një gjykatë në Serbi urdhëroi që tre policët e Kosovës, të rrëmbyer më 14 qershor brenda territorit të Kosovës, të mbahen në paraburgim 30 ditë dhe të hetohen.

KFOR-i tha se është e paqartë se ku ndodheshin pjesëtarët e Policisë së Kosovës “në momentin e arrestimit nga forcat serbe”.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre dhe shtensionimin e situatsës.

(r.m.)