KFOR prezanton kapacitetet kundër dronëve në kampin Bondsteel

Prishtinë, 16 mars 2026 – Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi se ushtarë të kësaj force të Komandës Rajonale – Lindje organizuan një prezantim të kapaciteteve kundër mjeteve ajrore pa pilot (CUAS) për drejtuesit e lartë të kësaj komande në kampin ushtarak Bondsteel.

Në njoftim bëhet e ditur se në këtë ngjarje u prezantuan pajisjet dhe aftësitë që përdoren për zbulimin dhe reagimin ndaj sistemeve ajrore pa pilot, duke forcuar njëkohësisht ndërveprimin dhe bashkëpunimin mes forcave shumëkombëshe që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Në njoftim theksohet se personeli i KFOR-it “vazhdon të ruajë ndërgjegjësimin situacional dhe të kontribuojë në stabilitetin në gjithë rajonin”.

“Ky aktivitet pasqyron gjithashtu angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thekson KFOR-i.

KFOR-i thekson gjithashtu se vazhdon të zbatojë mandatin e tij “për të kontribuar për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

KFOR-i thotë se punon “në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

May be an image of text

May be an image of aircraft

No photo description available.

No photo description available.

(r.m.)