Teheran, 21 qershor 2025 – Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i ka përmendur tre klerikë si kandidatë për ta pasuar në rast se vritet, ka raportuar New York Times, duke cituar tre zyrtarë iranianë.
Sipas zyrtarëve të cilëve u referohet gazeta, Khamenei ka kërkuar tranzicion të shpejtë të autoritetit të liderit suprem në rast të vdekjes së tij.
Sipas Kushtetutës së Iranit, në rast të vdekjes së liderit suprem, pasuesi i tij ta zgjidhet nga Parlamenti i Ekspertëve, një organ klerikal me 88-anëtarë. Kjo praktikë është aplikuar vetëm një herë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, kur Khamenei u zgjodh, në vitin 1989.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka refuzuar planet e Izraelit për ta vrarë Khamenein, duke e cilësuar liderin suprem të Iranit si “cak i lehtë”.
“E dimë saktësisht se ku po fshihet i ashtuquajturi lider suprem”, ka shkruar Trumpi në “Truth Social” të martën.
“Ai është cak i lehtë, por është i sigurt aty – nuk do ta heqim qafe, të paktën tani për tani”, ka shtuar ai.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, s’e ka përjashtuar mundësinë që Khamenei të jetë cak i luftës, Ai ka thënë se vdekja e Khamneneit nuk do ta përshkallëzonte konfliktin, por do t’i jepte fund atij.
Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, pasi një raketë iraniane e goditi një spital në Izrael, ka thënë se Khamenei nuk duhet të lihet të jetojë.
(r.m.)