KM Edi Rama mbledh deputetët e rinj dhe të vjetër (live)

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/209531024525891/

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, ka mbledhur këtë mbrëmje grupin e vjetër parlamentar dhe atë që u zgjodh pas zgjedhjeve të 25 prillit

Këtu jam me anëtarët e mandatin të dytë dhe ato të mandatit të tretë, që sapo fillon. Por, ne këtu jemi e do të jemi një skuadër, që nga Gramozi, i cili do vijojë të jetë në krahun tim të djathtë, pavarësisht se tanimë i vetëçliruar nga çdo funksion. Askujt të mos i vijë keq, por askush nuk e zë dot atë vend. Shumë prej jush ishin e do të jenë sërish në Kuvend, të tjerë janë e nuk do të jenë në qeveri, por ne jemi një skuadër dhe ndryshimet e roleve herë pas here janë vetëm funksion i skuadrës, e cila do ja dalë të realizojë vizionin e PS për Shqipërinë.

 

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit me ministrat e kabinetit aktual, Rama njoftoi tërheqjen nga mandati i deputetit të shefes së Infektivit, Najada Çomo, e cila hoqi dorë nga mandati i deputetit, pak më pas edhe zv/ kryeministri Erion Braçe lajmëroi largimin.

 

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju natyrisht do të vijoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Fatmirësisht, kemi skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4-vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar dhe një kryesi efektive të partisë, por edhe një stol rezervash të gjatë për të pasur në vijimësi mundësi energjizimi të situatës.” -tha Rama në mbledhjen me ministrat.
balkanweb