Kodi i Nderit 

Astrit Lulushi 

Mjaft afër liqenit Prasias (Prespës) ishte miniera që më pas do t’u jepte maqedonasve të lashtë argjend për të shtypur monedhat e mbretërisë së tyre. 

“Nga kjo minierë ju mbetet vetëm të kaloni malin e quajtur Dysorum për të gjetur veten në territorin maqedonas”, tregonte Herodoti në librin e hiistorive të tij (shekulli V para erës sonë). 

Kështu, Persianët, të dërguar për këtë argjend, kur arritën, dhe u sollën në prani të Amintës, i kërkuan atij t’i jepte tokë dhe ujë mbretit Dar. Dhe Aminta jo vetëm që u dha atyre atë që kërkuan, por edhe i ftoi të darkonin me të. Mreti Aminta kishte edhe një djalë me emrin Aleksandër. Prej tyre më pas dolën Filipi dhe Aleksandri Emathia (emër që bota e morri edhe si ‘i Madh”. Nejse, këto dihen. 

Pra, mbreti Aminta shtroi një darkë dhe i argëtoi persianët në mënyrën e duhur miqësore. Kur mbaroi vakti dhe të gjithë u vunë për të pirë, persianët thanë: “I dashur maqedonas, ne persët e kemi zakon kur bëjmë një gosti të madhe t’i sjellim me vete gratë dhe t’i bëjmë konkubina. 

Atëherë Amyntas u përgjigj: 

“O, Persianë, ne nuk kemi një zakon si ky; por me ne, burrat dhe gratë janë të ndarë. Megjithatë, duke qenë se ju, që jeni zotërit tanë, dëshironi, edhe kjo do t’ju jepet.” Kur Aminta foli kështu, ai urdhëroi disa të shkonin dhe të merrnin gratë. Dhe gratë erdhën me thirrjen e tij dhe u ulën në një rresht përballë Persianëve. Pastaj, kur Persianët panë që gratë ishin të bukura, i folën përsëri Amintas dhe i thanë: 

“Më mirë që gratë të mos kishin ardhur fare, sesa të vinin në këtë mënyrë dhe të mos uleshin pranë nesh, por qëndron përballë”. 

Kështu Aminta u detyrua t’i urdhëronte gratë të uleshin krah për krah me persianët. Gratë bënë siç urdhëroi ai; dhe pastaj, pasi kishin pirë më shumë se ç’duhej, filluan të vinin duart mbi to, madje njëri u përpoq t’i jepte një puthje gruas pranë tij. Mbreti Aminta e pa, por heshti, megjithëse i pikëlluar shumë, sepse i frikësohej shumë fuqisë së persëve. 

Por Aleksandri, i biri i Amintas, i cili ishte po ashtu aty, duke qenë i ri dhe i panjohur me vuajtjet, nuk mundi të përmbahej, dhe. Ai, plot inat, i foli Amyntas: 

“I dashur baba, ti je plakur dhe duhet të shlodhesh. Çohu nga sofra dhe shko pusho. Unë do të qëndroj me të ftuarit dhe do t’i  jap atyre gjithçka që është e përshtatshme.” 

Aminta, i cili mendoi se Aleksandri po bënte një shaka të hidhurr, u përgjigj: 

“I dashur bir, fjalët e tua më duken si ato të atij që është afër zjarrit, dhe e kuptoj që ti më largon që të mund të bësh verpra të liga. Të lutem mos bëj ndonjë rrëmujë për këta njerëz, që të mos na shkatërrosh të gjithëve, por duro të shikoj me qetësi atë që bëjnë ata”. 

Amyntasi, kur iu lut kështu djalit të tij, doli; Dhe Aleksandri u tha persëve: 

“Shikoni këto zonja si tuajat, të dashura – na tregoni vetëm dëshirat tuaja. Por tani e shoh që të gjithë keni pirë verë të mjaftueshme; nëse dëshironi, le të tërhiqen gratë të lajen dhe kthehun përsëri”. 

Persët ranë dakord me këtë dhe Aleksandri, pasi i largoi gratë, i dërgoi në harem dhe përgatiti në dhomën e tyre një numër të barabartë të rinjsh pa mjekër, të cilët i veshi me rrobat e grave, dhe më pas, duke i armatosur me kama, ua solli persianëve, duke u thënë ndërsa i prezantonte, 

“Mendoni, të dashur persianë, se argëtimi nuk iu ka munguar. Ne kemi vënë para jush gjithçka që kishim për t’ju a dhënë – dhe tani, për të kurorëzuar të gjithën, ju japim motrat dhe nënat tona, që ju të mund të mendoni se jeni plotësisht të nderuar nga ne, ashtu siç e meritoni për të qenë- dhe gjithashtu që të mund t’i ktheni fjalën Darit që ju dërgoi këtu, se ishte një burrë, sundues i Maqedonisë, nga i cili ju festuat dhe fjetët bukur.” 

Kështu, Aleksandri vuri në krah të secilit persian një nga ata që i kishte quajtur gra maqedonase, por që në të vërtetë ishin burra. Dhe këta burra, kur persianët filluan të ishin të vrazhdë, i vranë me kamat e tyre. Ambasadorët u vranë, ashtu edhe pasuesit e tyre. Sepse persianët kishin sjellë me vete një karvan të madh, karroca, shoqërues dhe bagazhe të çdo lloji – të gjitha u zhdukën në të njëjtën kohë me vetë ambasadorët. Jo shumë kohë më pas, Persianët bënë kërkime të rrepta për ambasadën e tyre të humbur; por Aleksandri, me shumë mençuri, e mbylli biznesin, duke u dhënë ryshfet atyre që ishin dërguar në këtë detyrë. Kështu vdekja e këtyre persianëve u mbyll dhe nuk u fol më për të. 

Mbretëritit maqedonë e kanë prejardhjen nga Perdika (ilir, sh.im) “siç pohojnë ata vetë” thotë Herodoti, “sepse kur Aleksandri, biri i Amintës, donte të merrte pjesë në lojëra dhe kishte ardhur në Olimpia, grekët që do të garonin kundër tij do ta përjashtonin nga gara – duke thënë se vetëm grekët lejoheshin, dhe jo barbarët”.